Dështon tentativa e parë, Fidel Ylli pas takimit me Ligën: Kthehuni në fushë, që të takoni kryeministrin

21 Shtator 2020

Ka dështuar tentativa e parë për marrëveshje mes Ligës së Futbollit dhe qeverisë. Pas akuzave në distancë, deputeti i PS, Fidel Ylli, që është mandatuar nga kryemistri Rama për të negociuar me “familjen e futbollit” iu bashkua mbledhjes së Ligës, por doli prej saj, pa mundur të bindë presidentët e Superligës që t’i japin fund bojkotit. “Gjithmonë do të ketë debate, pra do të ketë zgjidhje. Është vullneti i kryeministrit dhe qeverisë, që ne kërkesat e Ligës t’i plotësojmë. Nuk mund të them, se do realizohen 100%, sepse janë disa gjëra teknike që duhet të flasim. Nga Liga ata duan të vazhdojnë bojkotin. Unë thash se nuk mund të negociojnë me kryeministrin nëse vazhdohet bojkoti.

5. Liga I Pergjigjet Qeverise Negociata Vetem Me Kryeministrin, Kater Pyetje Per Fidel Yllin

Duhet të vazhdohet kampionati dhe të jeni të bindur se unë nuk jam këtu si Fidel, por si i dërguar i kryeministrit. Nisni kampionatin dhe shumë shpejt do të jemi në zyrtar e kryeministrit. Takimi për mendimin tim ishte i frytshëm, kishte debate por jo aq të forta, pasi unë jam njeri i sportit. Është ministria e financave që do japë listën financiare. Këtë bojkot e bën Liga, por vendimet që do marrim do jetë për të gjithë sportin. Sporti do të futet në rrugën e drejtë, ne në ligjin e sportit e kemi bërë si europianët, të jetë shoqëri aksioner, nuk mund të varet nga bashkia. Kjo reformë do të përmbyllet me shtimin e buxheteve, ët cilat do të dyfishohen për sportin. Qeveria ka qenë që në ditën e parë një hap para. Qeveria që në ditën e parë e gatshëm për një zgjidhje. Ata kanë të drejtë të bojkotojnë, ne do ecim shumë shpejt për të realizuar kërkesat. Por nëse fillon kampionati të luhet, atmosfera te kryeministri do të jetë më pozitive për të realizuar këto pikë, pavarësisht axhendës të ngarkuar”, u shpreh Fidel Ylli.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com