Dështuan me ofertën për De Ligt, Barcelona tani konsideron transferimin e Romagnolit

23 Maj 2020

Barcelona ka rikthyer interesimin për mbrojtësin holandez Matthijs De Ligt.

Është raportuar se klubi katalunas i ka ofruar 75 milionë euro Juventusit për mbrojtësin holandez, ofertë që është hedhur poshtë nga bardhezinjtë.

Juventus i ka bërë të qartë katalunasve se duhet të shikojnë të tjerë objektiva pasi De Ligt nuk është në shitje edhe pse nuk kishte një vit të parë të mirë me Zonjën e Vjetër.

Tani Barcelona ka ndërruar objektiv, por ka mbetur përsëri në kampionatin italian Serie A.

Matthijs de Ligt . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Katalunasit po konsiderojnë seriozisht transferimin e kapitenit të Milanit, Alessio Romagnoli.

25-vjeçari edhe më parë ka qenë i lidhur me një kalim te Barcelona, por gjasat që ky transferim të ndodhë këtë verë janë shumë të mëdha.

Milani nuk po kalon nëpër një periudhë të mirë, ndërsa duket se edhe vitin e ardhshëm do të mbetet jashtë garës së Ligës së Kampionëve.

Alessio Romagnoli. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Kjo ka bërë që italiani ta mendojë largimin nga San Siro dhe Barcelona mbetet një mundësi e shkëlqyer për të.

Kampioni në fuqi i Spanjës e vlerëson shumë italianin, por për ta marrë atë nga Milani duhet të shpenzojë rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan