Dështuan në finale – por PSG do të fitojë më shumë të holla se sa Bayerni

24 Gusht 2020

Paris Saint-Germain dështoi të shkruante historinë në të dielën e javës së kaluar, pasi u mposhtë në finalen e Ligës së Kampionëve nga Bayern Munichu.

Parisienët arritën për herë të parë në histori të tyre në finalen e garës më të madhe për klube në Evropë, mirëpo dështuan që të merrnin trofeun në duart e tyre.

Një gol i shënuar në minutën e 59-të nga Kingsley Coman, me asistim të Joshua Kimmichit, u mjaftoi Bavarezëve që të fitonin trofeun e gjashtë të Ligës së Kampionëve për ta.

(Foto: Miguel A. Lopes/Pool via Getty Images/Guliver)

Por, sipas asaj që raporton Swiss Ramble, PSG do të fitojë më shumë të holla se sa Bayerni që e fitoi të gjithë garën pa pësuar asnjë humbje që nga faza e grupeve.

Kampioni i Ligue 1 do të fitojë 119.7 milionë funte për arritjen e tyre në finale, derisa skuadra gjermane do të ketë dy milionë më pak (117.3 milionë funte).

Festa e Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve (Foto: Matt Childs/Pool via Getty Images/Guliver)

Skuadra të tjera që do të fitojnë shuma të larta janë edhe Barcelona, me 104 milionë, Manchester City 89.4 milionë, Chelsea me 73.1 milionë, Liverpooli me 72.2 milionë, Tottenhami me 62.3 milionë.

Një pjesë e të hollave ndahen nga UEFA, derisa pjesa tjetër është nga të drejtat televizive, e që PSG kishte më të lartën. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Shfaq statistikat COVID-19

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan