Dështuan në kualifikuese, Bosnja i beson pankinën një kroati

Dështuan në kualifikuese, Bosnja i beson pankinën një kroati

Federata Boshnjake e Futbollit ka emëruar në krye të pankinës së kombëtares së “Dragonjve” Robert Prosineckin. Ai do të pasojë Mehmed Bazdarevicin pas dështimit të ekipit boshnjak për t’u kualifikuar në fazën finale të botërorit.

Kroati Prosinecki është konsideruar si zgjedhja më e përshtatshme për të marrë rolin e drejtuesit të ekipi kombëtar të Bosnjës. Ai ka drejtuar në të kaluarën Azerbajxhanin për 3 vite, dhe Crvena Zvezda në kampionatin serb.

Kroati ishte një ndër lojtarët më të spikatur në vitet ‘90 kur fitoi Champions League me Crvena Zvezda në vitin 1991 dhe më pas veshi fanellat e gjigantëve europianë si Real Madrid dhe Barcelona. /EDS/