Liga e Kampionëve është dominuar nga Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi për më shumë se një dekadë, ndërsa Robert Lewandowski është duke u përfshirë në garën e golashënuesve më të mirë në histori.
Mirëpo, janë edhe një numër futbollistësh të cilët bëjnë pjesë në top dhjetë golashënuesit më të mirë të garës prestigjioze evropiane.
10. Filippo Inzaghi – 46 gola
(Foto: Getty Images/Guliver)
Këtë shifër e ka arritur duke luajtur për Juventusin dhe Milanin.
10. Thomas Muller – 46 gola
(Foto: Matt Childs/Pool via Getty Images/Guliver)
Sulmuesi gjerman të gjithë golat i ka realizuar me Bayern Munichun.
8. Andriy Shevchenko – 48 gola
(Foto: New Press/Getty Images/Guliver)
Dynamo Kyivi, Milani dhe Chelsea kanë qenë klubet me të cilat Sheva e ka arritur këtë sukses.
8. Zlatan Ibrahimovic – 48 gola
(Foto: Kevork Djansezian/Getty Images/Guliver)
Ibra ka luajtur për Ajaxin, Juventusin, Interin, Barcelonën, Milanin, Paris Saint-Germainin dhe Manchester Unitedin në Ligën e Kampionëve.
7. Thierry Henry – 50 gola
(Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)
Legjenda e Arsenalit ka shënuar gola në garën e madhe evropiane edhe me Monacon dhe Barcelonën.
6. Ruud van Nistelrooy – 56 gola
(Foto: Nathan Stirk/Getty Images/Guliver)
Fatal në gjashtëmbëdhjetëmetërsh, holandezi ka shënuar në portat kundërshtare me fanellat e PSV Eindhoven, Manchester United dhe Real Madrid.
5. Karim Benzema – 65 gola
(Foto: Oli Scarff/Pool via Getty Images/Guliver)
Shumicën e golave në Ligën e Kampionëve, sulmuesi francez e ka shënuar me Real Madridin, mirëpo ka realizuar edhe si lojtari Lyonit.
4. Robert Lewandowski – 68 gola
(Foto: Matt Childs/Pool via Getty Images/Guliver)
Me golat për Borussia Dortmundin dhe Bayern Munichun, Lewy është golashënuesi më i mirë në Evropë aktualisht.
3. Raul Gonzalez – 71 gola
(Foto: Jasper Juinen/Getty Images/Guliver)
Legjenda madrilene, pos Real Madridit, e ka gjetur rrjetën në Ligën e Kampionëve edhe si lojtar i Schalkes.
2. Lionel Messi – 115 gola
(Foto: Manu Fernandez/Pool via Getty Images/Guliver)
Superylli argjentinas të gjithë golat e tij i ka realizuar me fanellën e Barcelonës, duke qenë se është i vetmi klub ku ka luajtur deri më tani në nivelin profesional.
1. Cristiano Ronaldo – 130 gola
(Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)
I njohur si mbret i Ligës së Kampionëve, golashënuesi më i mirë në histori të kësaj gare, ka shënuar gola për Manchester Unitedin, Real Madridin dhe Juventusin.
/Telegrafi/
Coronavirus – Statistikat
TotalKosova
Infektuar
Shëruar
Vdekur
Data credits CSSE at JHU
Shfaq statistikat COVID-19
Trendi i Coronavirus-it në Kosovë
Data credits:corona-ks
Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com