Dhuna në stadiume, Duka “driblon” nga Shkodra!

12 Prill 2019
Dhuna në stadiume, Duka “driblon” nga Shkodra!

SHKODER

Situata që ka mbërthyer futbollin shqiptar këtë periudhë nuk është aspak ajo që të gjithë shpresonin. Në kulmin e sezonin, futbolli shqiptar u paralizua, dhuna ndaj gjyqtarit Hamiti solli një efekt domino të pashembullt, bojkot në rang kombëtarë nga arbritrat. Dënimi ekzemplar i Kamzës nuk pati asnjë efekt pasi dhuna në stadiume erdhi në forma të ndryshme, me presidente, futbollistë, staf drejtues etj të cilët bënë “pis” edhe një herë produktin e tyre.

Jo vetëm dhunë, por ky sezon është jo pak i çuditshëm ku vetë aktorët shprehen se futbolli nuk po luhet më në fushë por në tavolina. Armand Duka nuk dëshiron as të flas me emra të përveçëm e as të ndalet në episode të veçante, e rëndësishme për të është që aktorët të përpiqen të arrijnë objektivat e tyre në fushën e lojës:

“Futbolli është një garë me emocione dhe gjithsecili duhet të frenojë dhe komandojë ato pozitivisht. Duhet që çdo individ t’i shfrytëzojë për zhvillimin e kësaj loje dhe jo për të kundërtën. Është fundi i kampionatit dhe të gjithë duan të marrin maksumimin, por harrojnë që maksimumi merret në fushën e lojës dhe duhet sa më tepër angazhim brenda saj për ta finalizuar me sukses sezonin. Kjo nuk vlen vetëm për Superioren, por të gjitha kampionatet që organizon FSHF”, u shpreh Duka

(BalkanWeb)

www.balkanweb.com