Di Francesco ka frikë nga euforia te Roma

Eusebio Di Francesco po punon që të shmangë euforinë te Roma pas fitores në derbi. Trajneri i verdhekuqve kërkon përqendrim përpara takimit të Champions-it kundër Viktoria Plzen-it.

“Lojtarëve të mi iu përmenda vetëm një koncept. U fola vetëm për ekuilibër, që të dinë të punojnë dhe të sjellin vazhdimësi në atë çfarë po bëjmë, edhe pse fituam një takim thelbësor. Mendoj se kjo është baza më e rëndësishme nga e cila ne po rinisim çdo gjë”, tha tekniku i skuadrës në konferencën për shtyp para takimit.

SQUAD LIST | ? | v. Viktoria Plzen (h)

❌ Daniele De Rossi and Javier Pastore both miss tomorrow’s game.
#ASRoma #UCL #RomaPlzen pic.twitter.com/xKOuZcIcxP

— AS Roma English (@ASRomaEN) October 1, 2018

Ai shtoi se autori i golit që i dha Romës fitoren në derbi, Aleksandar Kolarov është në dyshim. “Do të vendos unë nëse do të luajë apo jo. Por duhet që ta përgëzoj, është një lojtar i madh. Kluivert? Mund ta nisë nga minuta e parë Dzeko? Vetëm golin duhet që të rigjejë. Për atë jeton, është sulmues.”

Në vazhdim, ai foli edhe për rivalin radhës, Viktoria Plzen-in.

“Do të ndeshemi me një ekip të fortë fizikisht dhe duhet të jemi njësoj si ata që të tregojmë cilësinë teknike tonën.”

Kurse trajneri i Plzen-it, Pavel Vrba tha për takimin: “Ne do të përpiqemi që të luajmë me ritëm sa më të lartë, siç kemi bërë herët e tjera në Itali. Ata dinë të reagojnë kur humbin topin dhe të ndërtojnë shpejt. Do të synojmë të jemi kreativë në fushë, por e dimë se te Roma ka mjaft cilësi”, tha ai në konferencën për shtyp. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan