Di Francesco përgatit skuadrën për Liverpool-in, ja nga çfarë druhet

Roma ka barazuar në derbi dhe ka fituar kundër Genoa-s dhe Spal-it në kampionat, por sërish ndjen presionin e Inter-it dhe Lazio-s, pasi i ka shumë pranë në tabelën e klasifikimit edhe pse aktualisht ndodhet në vendin e tretë. Por, Eusebio Di Francesco është përqendruar tek objektivi që i është dhënë, pra ai do që të çojë Roma-n në finalen e Champions League edhe pse shorti e ka vënë përball Liverpool-it.

Që nga suksesi kundër Barcelona-s, faktikisht, tekniku nuk ka bërë gjë tjetër veçse të marrë maksimumin në kampionat, por pa arritur me “gjuhën jashtë” para ndeshjes kundër “Reds”-ave që do të luhet të martën në mbrëmje në “Anfield Road”.

Në ndeshjen e fundit Di Francesco ndryshoi dhe emrat në fushën e lojës, duke aktivizuar lojtarë të tjerë në sfidën kundër Spal-it. Ruajti gjysmën e formacionit në “Ferrara” në mënyrë që kundër Liverpool-it të jenë me këmbë të freskëta në fushë. Juan Jesus, Florenzi, De Rossi dhe Dzeko kanë qëndruar jashtë, ndërsa Nainggolan dhe Strootman luajtën për më pak se 70 minuta. Ndërkohë që Under vetëm 25 minuta u sakrifikua nga tekniku italian që po bën llogaritë për sfidën kundër Liverpool-it në Champions.

Rreziku Salah – Egjiptiani e la kryeqytetin italian para se Di Francesco të drejtonte stërvitjen e parë të Roma-s, por në Trigoria ai ka shumë miq dhe bashkëlojtarë. “Lojtarët e mi më kanë thënë se ai është një djalë i mbarë, një profesionist i vërtetë, një njeri që punon shumë. Nëse iu kam kërkuar mbrojtësve si ta ndalojmë? Nuk kam nevojën që të ma thonë ata, cilësitë e tij janë shumë të qarta. Nuk mund të harrojmë më pas se kam përgatitur një ndeshje kundër tij edhe në Itali. Por, fakti që lojtarët e mi e njohin mirë, ky është avantazhi”.

Gjyqtari – Ndeshjen e së martës në mbrëmje në “Anfield Road” do ta gjykojë gjermani Felix Brych, i cili e ka gjykuar Roma-n në fazën në grupe në sezonin 2014-15 të Champions League në transfertën që përfundoi 1-1 kundër CSKA-së në Moskë. Sa i përket Liverpool-it, i njëjti gjyqtar e gjykoi edhe në sfidën e parë çerekfinale që përfundoi 3-0 kundër Manchester City-t. Arbitri nga Mynihu do të jetë brenda më pak se një muaji në “Anfield Road”. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan