Di Maria rinovon me PSG: Kemi ende trofe për të fituar

31 Tetor 2018

Angel Di Maria ka firmosur një kontratë të re me skuadrën e PSG-së, e cila do të zgjasë deri në vitin 2021. Argjentinasi ka qenë pjesë e rëndësishme e suksese e të klubit parisien që kur u bë pjesë e tij në vitin 2015 kur u transferua nga Manchester United. Kontrata përfundon më 30 qershor të vitit 2021, kur ai do të jetë 33 vjeç.

“Jam shumë i lumtur që e kam zgjatur kontratën time me PSG-në. I kam shijuar 3 vitet e fundit në Paris. Këtu kam gjithçka më duhet që të jap më të mirën në futboll. Çdo ditë, ndihem i nderuar dhe i motivuar që jam pjesë e këtij projekti kaq ambicioz dhe unik në Evropë.

Me shokët kemi objektiva të tjerë për të arritur dhe do të bëjmë gjithçka ta përmirësojmë PSG-në”, deklaroi De Maria pasi hodhi firmën në kontratë,

Vendimin për të rinovuar e përshëndeti dhe vlerësoi edhe presidenti i klubit, Nasser Al-Khelafi, i cili falënderoi argjentinasin që zgjodhi të ishte pjesë e këtij projekti me rëndësi, që synon të fitojë gjithçka. /EDS/

???@PSG_English are thrilled to announce that Ángel Di María has signed a contract extension through 2021 with the club! ? #DiMaria2021

?? #ICICESTPARIS pic.twitter.com/IGn3gPuAtZ

— Paris Saint-Germain (@PSG_English) October 31, 2018

************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera