Diabaté tremb Juven, por Dybala e Costa zgjidhin gjithçka | VIDEO

Spektakël dhe gola në ndeshjen hapëse të Serie A për këtë javë, me Juventusin që mori një fitore bindëse në shifrat 4-2 ndaj Beneventos në transfertë për t’u shkëputur i vetëm në krye të renditjes. Ndeshja e javë së 31-të të Serie A u luajt në stadiumin “Vigorito” të Beneventos, ku u përballën kryesuesit me vendin e fundit. Pas 16 minutash lojë Dybala zhbllokon sfidën me një gjuajtje të bukur në diagonal me të majtën, duke mundur portierin vendas.

Por ndryshe nga sa mund të mendohej, Benevento reagon dhe arrin të barazojë me Diabaté në minutën e 23-të. Portieri Szczesny grushton një goditje të Djuricic në hyrje të zonës, por topi zotërohet nga Guilherme, i cili pason për Diabaté. Ky i fundit duhet vetëm të shtyjë topin në rrjetë, duke ngritur peshën stadiumin dhe duke krijuar bindjen se nuk do të ishte një sfidë e lehtë. Gjithsesi, në sekondat e fundit të pjesës së parë gjyqtari akordin një 11-metërsh për Juventusit, pasi konsultohet me sistemin VAR.

Pjanic hynë në zonë dhe turpëron me një tunel Guilherme-n për të dribluar më pas me një finte edhe Djimsitin, por mbrojtësi i Kombëtares shqiptare shkakton faull. Gjyqtari fillimisht vazhdon lojën, por pasi konsultohet me pamjet akordon 11-metërsh. Nga pika e bardhë është sërish Dybala, i cili godet saktë duke bërë që skuadrat t’i drejtohen dhomave të zhveshjeve në shifrat 1-2.

Vendasit nuk duan të pajtohen me humbje dhe e nisin pjesën e dytë në sulm, duke gjetur pas 6 minutash golin e barazimit me anë të Diabaté, i cili shfrytëzon një kros nga goditja e këndit dhe godet saktë me kokë duke mundur Szczesny-n. Gjithsesi, në minutën e 74-t u kuptua që kjo ishte dita e Juventusit dhe jo e Beneventos, pasi bardhezinjtë fitojnë një tjetër 11-metërsh pasi Higuain pengohet në zonë dhe gjyqtari nuk ka dyshime. Sërish Dybala nga pika e bardhë dhe sërish i saktë, duke regjistruar golin e tij të tretë personal ndërsa shifrat fiksohen në 2-3. Në minutën e 82-të do të vinte goditja e “KO”-së për Beneventon, kur Douglas Costa depërton në qendër dhe lëshon një predhë të fuqishme me topin që përfundon në trekëndësh. Një gol që mbyll llogaritë dhe hipotekon fitoren 2-4 të Juventusit. Bardhezinjtë ngjiten në kuotën e 81 pikëve, 7 më shumë se Napoli që ka një ndeshje më pak, ndërsa Benevento mbetet në vendin e fundit me 13 pikë. /EDS/

 

Benevento-Juventus 2-4

Shënues: Diabaté 23’, 51’ / Dybala 16’, 45+3’ (11-m), 74’ (11-m), Douglas Costa 82′

Benevento: Puggioni; Sagna, Djimsiti, Tosca, Venuti; Viola, Sandro (81′ Del Pinto); Guilherme, Brignola (63′ Cataldi), Djuricic; Diabaté (69′ Iemmello).

Juventus: Szczesny; Lichtsteiner, Benatia, Rugani, Alex Sandro; Matuidi, Pjanic, Marchisio (63′ Higuain); Cuadrado (58′ Douglas Costa), Mandzukic (78′ Khedira), Dybala.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan