Dilema e madhe e Ilir Dajës, ka diçka për t'u thënë lojtarëve

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
13 Shkurt 2018 15:15
Flet trajneri i Skënderbeut

Ilir Daja, trajneri i Skënderbeut, ka dalë sot në një konferencë për shtyp para ndeshjes së kthimit të Kupës së Shqipërisë me Teutën. Ai kërkon vlerësim maksimal të kundërshtarit, ndërkohë që ende nuk ka vendosur mbi formacionin që do të zbresë në fushën e blertë. Daja është i dyzuar nëse do t’u japë një mundësi atyre që kanë luajtur më pak, apo do të hedhë në fushë ekipin që do të luajë ndaj Kamzës, kjo për të pasur ritmin e duhur.

KUALIFIKIMI
“Nuk do ta quaja formalitet ndeshjen e kthimit me Teutën, edhe pse kemi bërë një hap të mirë, duke fituar 0-2 në transfertë. Specifika e Kupës është e tillë, me 180 minuta, kështu që do të respektojmë 90-minutëshin e radhës. Synimi është të kthehemi në performancën që kemi pasur, pse jo ta përmirësojmë atë”.

FORMACIONI
“Jemi të dyzuar dhe po diskutojmë me stafin. Ka një anë që po e trajtojmë, atë se kush do që të veshë fanellën e Skënderbeut, ka 6 ditë kohë të tregojë formën e vet dhe të na thotë: jam edhe unë këtu, pjesë e rëndësishme e ekipit. E dyta është se ndonjë lojtar, që ka pasur probleme shëndetësore, siç është Jashanica, i cili ka edhe një dëmtim të lehtë, mund ta ruajmë. Do të shohim se çdo të bëmë nesër, rotacion apo minutazh për ritmin e duhur”.

OBJEKTIVI
Është bërë filozofi e klubit tashmë që t’i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës. Jemi të fokusuar te Teuta, pasi nuk kemi mbyllur ende asgjë. Nuk ke të drejtë të gabosh në Kupë. Natyrshëm që 11 pikë diferencë në kampionat na japin qetësi, por që të nesërmen e ndeshjes me Flamurtarin kemi folur dhe duam ta ruajmë këtë standard, pse jo ta thellojmë më tej, duke përmirësuar lojën tonë. Edhe vjet, siç kam diskutuar edhe me grupin, në kalimin e 4 tureve ka ndikuar ritmi, nuk ishte rastësi. Ishte një fazë e 4-t shumë e mirë, ku i fituam të gjitha ndeshjet, përveç njërës, që ishte e izoluar dhe nuk dua ta përmend. Për inerci bëmë atë paraqitje në Europë. Të mos kënaqemi me këtë që kemi arritur, por të vazhdojmë të përmirësohemi”.

KAMPIONATI
“Pas Teutës do të fokusohemi te Kamza, me të cilën kemi dy barazime në këtë kampionat. Kjo bën që ta vlerësojmë maksimalisht, sepse në fund të fundit, 3 pikët janë njësoj si ndaj Flamurtarit dhe Kukësit, ashtu edhe ndaj Kamzës, Teutës etj. Pozitive për ne është që i gjithë kontigjenti i lojtarëve është në dispozicionin tonë, veç Vangjelit, i cili mungon për kartonë”.

FSHF ul pjacën për Norvegjinë, publikohen çmimet e biletave

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
21 Shkurt 2018 14:20
Federata gëzon tifozët

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar çmimet e biletave Shqipëri-Norvegji, që do të luhet më 26 mars, në stadiumin “Elbasan Arena”. Në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv u mor vendimi për tarifën që duhet të paguajnë tifozët për të parë ndeshjen në stadium.

Njoftimi i FSHF-së:

“Komiteti Ekzekutiv i FSHF gjatë mbledhjes së sotme, ndër të tjera ka miratuar edhe çmimet e biletave për ndeshjen miqësore të 26 marsit me Norvegjinë që do të luhet në “Elbasan Arena”, takim i planifikuar kohë më parë, ku ekipi përfaqësues nën drejtimin e trajnerit Christian Panucci do të ketë një tjetër test. Sipas tabelës së miratuar, më poshtë janë edhe çmimet. Në një njoftim të dytë do të publikohet edhe nisja e shitjes së tyre.

 

ÇMIMET E BILETAVE PËR SHQIPËRI-NORVEGJI

 

Tribunat                               Çmimi

Tribuna VIP                        6.000 leke

Tribuna B3, A2, A3            4.000 lekë

Tribuna B2, B3, A1, A5      3.000 leke

Tribuna B1, B5                    2.000 leke

Tribuna E                            1.000 lekë

Tribuna D, F                        700 lekë

Tribuna C1, C3, G1, G3      500 lekë

Tribuna C2, G2                   300 lekë”, - përfundon shkrimi. /EDS/

 

Ekipi e mbajti fjalën, po Gjici do e bëjë?

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
21 Shkurt 2018 14:11
Skuadra plotësoi kushtin

Presidenti Safet Gjici i kërkoi skuadrës së tij që të fitonte me ekipin e Partizanit për të marrë rrogën e janarit. Ekipi i tij e plotësoi këtë kërkesë të numrit një të klubit, pasi fituan me rezultatin 1-3.  Verilindorët e fituan ndeshjen e tyre me rezultat bindës, pavarësisht se kjo sfida u shoqërua me polemika të forta. Pak rëndësi ka, pasi Kukësi mori pikët dhe çështja u mbyll.

Diskutimi i vetëm është nëse do ta mbajë fjalën presidenti Safet Gjici dhe do të shpërndajë rrogat për futbollistët e tij. Kukësi pret të marrë muajin janar. Kampionët e Shqipërisë janë gjobitur me një rrogë, pasi  nuk kanë marrë nëntorin.

Skuadra e Kukësit ndodhet në vendin e 3-të dhe objektivi madhor për momentin mbetet vendi i dytë që mbahet nga Flamurtari. Vlonjatët janë vetëm 3 pikë larg. Superiorja është në një fazë mjaft interesante dhe për sa i përket rivalitetit në renditje. Me shumë mundësi shpërndarja e rrogave është lënë për t'u bërë para ndeshjes me Laçin. /EDS/

Rikthime të rëndësishme, Starova më i qetë përpara Skënderbeut

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
21 Shkurt 2018 13:51
Stafi teknik ndryshon formacionin

Partizani do të luajë ditën e shtunë me skuadrën e Skënderbeut. Transferta e Korçës është shtyrë me një ditë, pasi “demat” e kërkuan këtë gjë duke qenë se luajtën ditën e hënë kundër Kukësit. FSHF e pranoi kërkesën e tyre dhe sfida do të luhet prej orës 18:00, në stadiumin “Skënderbeu”.

Në këtë sfidë, ndryshe nga ndeshja me Kukësin, stafi teknik do të jetë më i qetë, pasi pret rikthime të rëndësishme. Mesfushori Bruno Telushi me shumë mundësi do të jetë gati, ndërsa po punon shumë mbrojtësi Renaldo Kalari. Ai ka një tërheqje të fortë dhe po mundohet të rikuperohet në kohë.

Të kuqtë do të paguajnë dënimin e Bathës dhe Trashit, në rast se FSHF-ja do i lejojë. Ata nuk kanë dyshime për këtë, pasi prania e kapitenit dhe mesfushorit janë të rëndësishme për ekipin dhe paraqitjen e skuadrës. Takimi kundër Kukësit u përballua mjaft mirë nga skuadra e Partizanit, pavarësisht mungesave, por afrimi i këtyre elementëve do të forcojë më tepër grupin. /EDS/

Aleancat, mbijetesa dhe mbipesha: Sukaj nuk lë gjë pa thënë

Ti mund ta lexosh kete ne 4 min.
21 Shkurt 2018 13:39
Ka të forta nga sulmuesi

“Kaluam dy ndeshje shumë të rëndësishme, morëm gjashtë pikë, por jo se kemi dalë në sipërfaqe, kemi kaluar vetëm një shkallë, pasi Teuta aty është dhe duhet t’i marrim të gjitha ndeshjet si me Lushnjën, që ishte jetike për ne. E njëjta situata do vijojë, futbolli është i tillë që me një humbje rikthehesh sërish aty ku ishe. Na duhen disa fitore radhazi për të dalë në sipërfaqe”, kështu e nisi konferencën për shtyp Xhehavir Sukaj, me Vllazninë që në këtë mënyrë thyen heshtjen. Dy fitoret me Lushnjën dhe Teutën kanë sjellë disi qetësinë në kampin shkodran, ndërkohë që sulmuesi kryesor i ekipit flet për shumë çështje, duke nisur nga kritikat dhe deri tek presidenca.

KRITIKAT
“Mua personalisht më bëjnë mirë, më mirë kur merren me ty se sa të jesh i harruar. Te pjesa ime normalisht po vij në rritje, duke parë që jam në shërbim të ekipit dhe kur ka nevojë futem edhe në rolin e mbrojtësit, sikur ndodhi me Teutën. Kisha si detyrë më shumë të mbroja. Ka ndeshje plot dhe ka kohë të vij në formën më të mirë. Do shënosh gola të tjerë? Futbolli është i tillë që nuk të lë të bësh premtime, të marrim pikët që na duhen. Premtimet t’ia lëmë fushës”.

TENSIONI
“Normalisht që ka. Me Teutën ishte ndeshje jetike, pasi një ndalesë do të thoshte që do të favorizohej direkt kundërshtari direkt, që ishte një pikë poshtë nesh. Të dyja ndeshjet jashtë qe kemi tani, me Luftëtarin dhe Laçin, do të vendon se sa të qetë do të jemi mas këtyre dy ndeshjeve, apo sa të shqetësuar”.

MBIJETESA
“Po luajmë për të shpëtuar. Njollë më të madhe se sa të bjerë Vllaznia nuk mund të ketë për mua, për gjithë drejtuesit dhe gjithë futbollistët. Jemi koshient për këtë pjesë. Maksimalisht jemi të përqendruar, që të mos lëmë të dyshojmë se po biem. Kemi si synim ta sigurojmë disa javë përpara të shpëtojmë. Me ndihmën e  të gjithëve shpresoj t’ia dalim”.

E PËRBALLON EKIPI TENSIONIN
“Është e vështirë, ka lojtarë që kanë lojtarë gjithmonë duke pretenduar trofe, disa për të qëndruar. Bëhen një lloj balancimi ndërmjet të gjithëve se duhet parë përpara dhe nuk duhet pasur frikë, pasi është, pasi e dinë të gjithë çfarë i gjen”.

ALEANCAT
“Ne as nuk favorizon kush, as nuk ndihmon kush, jemi të vetëm në betejë. Kjo është më mirë. Gjithmonë merr atë që i takon njeriu. Duke parë që flitet për aleanca besoj se ne po morëm fitoret tona, nuk besoj se do jenë problem aleancat”.

LUFTËTARI
“Shumë e vështirë si ndeshje, për ne ishte edhe ajo me Lushnjën, që është poshtë Luftëtarit. Ata kanë treguar në ndeshjet e fundit janë të pathyeshëm. Duke parë pozicionin shkojmë për të marrë trepikëshin. Nëse ia dalim, do kemi qetësi absolute para ndeshjes me Laçin. Do marrim masat e duhura që të arrijmë ku do i gjithë ekipi”.

PRETENDIME PËR MË SHUMË
“Nuk është se mendojmë të shkojmë më lart, por erdhëm nga dy humbje me Kukësin dhe Skënderbeun dhe u futëm në presion të madh. Nuk e kemi menduar atë pjesë, me rëndësi është që të dalim nga ajo frikë për të rënë nga Superiorja. Në fund të sezonit mund të privatizohet ekipi, edhe po të ndodhë më para nuk ka çfarë bën, se ekipi ky është, por nëse bëjmë një sezon të mirë sivjet, lojtarët kërkojnë të rrinë në ekip, pasi do krijohet ideja për pretendime të tjera”.

E ARDHMJA
“Nuk e kam menduar. Erdha me dëshirë këtu, kisha disa herë më mirë se këtu. Ata që më njohin e dinë, por isha i gatshëm që me aq mundësi sa kam t’i shërbej ekipit. Te pjesa do rri s’do rri t’ia lëmë kohës, pasi nuk e kam menduar. Pse? Sepse është shumë e rëndësishme ajo pjesa e qëndrimit në Superiore, më e rëndësishme se ku do të luajë Sukaj”.

MBYLLJA E KARRIERËS TE VLLAZNIA
“Jam shumë herët për ta mbyllur karrierën. Vllaznia do jetë zgjedhja e parë nëse ekipi do të jetë në nivelet që do pretendoj, por jo se nuk do të jem i gatshëm në momente të vështira, për aq mundësi sa kam, pasi ka edhe njerëz që nuk besojnë”.

KRITIKAT KUNDËR KUKËSIT
“Për peshën e keni fjalën? Është shumë e rëndësishme të luash me peshë, se pa peshë luan edhe Ronaldo”.

PRESIDENCA
“Kam lexuar nëpër gazeta, ju e dini më mirë. Kemi parë 2-3 emra, me rëndësi që kush të jetë më mirë të marrë ekipin. Me rëndësi ta marrë ai që mund të punojë më mirë dhe ta çojë përpara Vllazninë”.