Dilema e madhe e Ilir Dajës, ka diçka për t'u thënë lojtarëve

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
13 Shkurt 2018 15:15
Flet trajneri i Skënderbeut

Ilir Daja, trajneri i Skënderbeut, ka dalë sot në një konferencë për shtyp para ndeshjes së kthimit të Kupës së Shqipërisë me Teutën. Ai kërkon vlerësim maksimal të kundërshtarit, ndërkohë që ende nuk ka vendosur mbi formacionin që do të zbresë në fushën e blertë. Daja është i dyzuar nëse do t’u japë një mundësi atyre që kanë luajtur më pak, apo do të hedhë në fushë ekipin që do të luajë ndaj Kamzës, kjo për të pasur ritmin e duhur.

KUALIFIKIMI
“Nuk do ta quaja formalitet ndeshjen e kthimit me Teutën, edhe pse kemi bërë një hap të mirë, duke fituar 0-2 në transfertë. Specifika e Kupës është e tillë, me 180 minuta, kështu që do të respektojmë 90-minutëshin e radhës. Synimi është të kthehemi në performancën që kemi pasur, pse jo ta përmirësojmë atë”.

FORMACIONI
“Jemi të dyzuar dhe po diskutojmë me stafin. Ka një anë që po e trajtojmë, atë se kush do që të veshë fanellën e Skënderbeut, ka 6 ditë kohë të tregojë formën e vet dhe të na thotë: jam edhe unë këtu, pjesë e rëndësishme e ekipit. E dyta është se ndonjë lojtar, që ka pasur probleme shëndetësore, siç është Jashanica, i cili ka edhe një dëmtim të lehtë, mund ta ruajmë. Do të shohim se çdo të bëmë nesër, rotacion apo minutazh për ritmin e duhur”.

OBJEKTIVI
Është bërë filozofi e klubit tashmë që t’i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës. Jemi të fokusuar te Teuta, pasi nuk kemi mbyllur ende asgjë. Nuk ke të drejtë të gabosh në Kupë. Natyrshëm që 11 pikë diferencë në kampionat na japin qetësi, por që të nesërmen e ndeshjes me Flamurtarin kemi folur dhe duam ta ruajmë këtë standard, pse jo ta thellojmë më tej, duke përmirësuar lojën tonë. Edhe vjet, siç kam diskutuar edhe me grupin, në kalimin e 4 tureve ka ndikuar ritmi, nuk ishte rastësi. Ishte një fazë e 4-t shumë e mirë, ku i fituam të gjitha ndeshjet, përveç njërës, që ishte e izoluar dhe nuk dua ta përmend. Për inerci bëmë atë paraqitje në Europë. Të mos kënaqemi me këtë që kemi arritur, por të vazhdojmë të përmirësohemi”.

KAMPIONATI
“Pas Teutës do të fokusohemi te Kamza, me të cilën kemi dy barazime në këtë kampionat. Kjo bën që ta vlerësojmë maksimalisht, sepse në fund të fundit, 3 pikët janë njësoj si ndaj Flamurtarit dhe Kukësit, ashtu edhe ndaj Kamzës, Teutës etj. Pozitive për ne është që i gjithë kontigjenti i lojtarëve është në dispozicionin tonë, veç Vangjelit, i cili mungon për kartonë”.

Sarri ndryshon rregulloren e ekipit, ''fshin'' Conten

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
15 Gusht 2018 14:59

Chelsea i Maurizio Sarri vazhdon të jetë një kantier i hapur, diçka normale, pasi italiani ka vetëm një muaj që ka marrë drejtimin. Mënyrat e tij të stërvitjes po adoptohen gradualisht nga lojtarët, por revolucioni i trajnerit toskan nuk ka të bëjë vetëm me mënyrën e lojës. Mospërputhja me paraardhësin e tij  mund të shihet edhe në mënyrën e komunikimit me lojtarët, veçanërisht nga pikëpamja e rregullave. The Telegraph ka shpjeguar masat e ndërrmara për të krijuar një klimë më pozitive.

Krahasuar me Antonio Conte-n, ka rregulla më pak të rrepta. Natën para ndeshjeve të mbrëmjes në shtëpi, nuk është më e detyrueshme të grumbullohen së bashku në hotelin  Chelsea Harbour. Ky rregull i mëparshëm nuk ishte pritur mirë nga lojtarët, që tani kanë mundësi të flenë në shtëpi dhe të bashkohen me shokët e tyre në mëngjes. Një tjetër aspekt shumë i rëndësishëm i revolucionit është dieta: Sarri ka shtuar llojet e ushqimit që mund të konsumohen në restorantin e ekipit, duke ‘’injoruar’’ rregullin e Antonio Conte-s. Sipas gazetës angleze ish trajneri i Napolit me këto truke po përpiqet të krijojë një ambient  më relaksues, në mënyrë që lojtarët të asimilojnë më shpejt  filozofinë e tij të futbollit. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Largohet një tjetër lider nga kombëtarja e Kroacisë

Ti mund ta lexosh kete ne 3 min.
15 Gusht 2018 14:51
Shkon në 3 numri i të larguarve

Portieri Danijel Subasic ka vendosur që të mbyllë karrierën e tij me kombëtaren e Kroacisë. Gardiani i Monaco-së, është futbollisti i tretë, që i thotë lamtumirë përfaqësueses ballkanike, pas paraqitjes së suksesshme në botërorin e Rusisë, pas ikjes së Vedran Colukas dhe Mario Mandzukiçit.

Mbërritja deri në finalen e Kupës së Botës, duket se është konsideruar maksimumi për gardianin 33 vjeçar, i cili e ka njoftuar vendimin e tij të rëndësishëm, nëpërmjet një letre.

“Koha ka ardhur për mua t’i them lamtumirë fanellës sime të preferuar pas 10 vitesh në kombëtare. Të luaja në finalen e botërorit ishte ëndrra ime”, ishin disa nga fjalët e futbollistit. Ai me kombëtaren ka bërë 44 paraqitje.

Letra

Të dashur tifozë të kombëtares së Kroacisë,

Pas 10 viteve, ka ardhur koha që të mos e mbaj më veshur fanellën time të preferuar. Ka qenë një rrugëtim i gjatë që nga hera e parë kur kam luajtur në vitin 2008 dhe ëndrrat e një portieri nga Zadari janë plotësuar përmes punës, mundit dhe durimit ndërsa qëndronte i ulur në stol, duke pritur që të bëhej numri një, ose për mua numri 23, pasi është numri im i preferuar.

Dua të falënderoj nga zemra të gjithë trajnerët. Kam mësuar diçka nga secili!

Në veçanti, dua ta falënderoj Slaven Biliçin, i cili ishte i pari i cili më thirri në kombëtaren e Kroacisë dhe Zlatko Daliçin, me të cilin kemi fituar medaljen e mrekullueshme të argjendtë.

I falënderoj punonjësit në Federatën e Futbollit të Kroacisë dhe të gjithë personat afër skuadrës së kombëtares, të cilët ishin gjithmonë të gatshëm kur ne kishim nevojë për ta. Ata kanë bërë gjithçka që ka qenë e mundur që neve të mos na mungojë asgjë. Ata u siguruan që ne të ishim të kënaqur, të lumtur dhe të shëndetshëm.

E falënderoj familjen time dhe personat që më kanë qëndruar afër, te të cilët kam pasur mundësi të mbështetem që nga dita e parë, edhe në momentet e vështira, të cilat kanë qenë të shpeshta.

E kisha marrë vendimin të tërhiqesha shumë kohë para Kupës së Botës sepse doja ta përfundoja karrierën me Kupën e Botës. Kjo ka qenë gjithmonë ëndrra ime.

Të gjithë në kemi një afat fizik dhe të gjithë e gjykojmë se për sa gjatë mund të luajmë. Ndoshta do të mund të vazhdoja për edhe një cikël, por them se kjo do të ishte e tepërt.

Dua t’i falënderoj bashkëlojtarët, të cilët janë duke pritur për mundësinë e realizimit të ëndrrave të tyre, ashtu siç kam bërë unë me Kroacinë. Bota është në dorën e të rinjve dhe ata janë e ardhmja e Kroacisë.

Rrugëtimi im më solli këtu, të marr medaljen e argjendtë me fanellën për të cilën e dhashë të gjithë krenarinë dhe nderin në çdo lojë. Më e rëndësishmja është që unë jam i lumtur që pata mundësinë të luaj për vendin tim me fanellën më të bukur në botë.

Të gjithë jetuam si në ëndërr atë pritje që na bëtë në Zagreb, në Zadarin tim dhe në të gjithë Kroacinë. Ishin momentet më emocionale në të gjithë karrierën time, së bashku me një muaj në Rusi, e cila ndryshoi historinë time me skuadrën e Kombëtares.

Dua t’i falënderoj bashkëlojtarët, pa të cilët asgjë nuk do të kishte kuptim. Ne përjetuam momente të vështira së bashku, por edhe momente të mira. Do ta mbaj mend gjithmonë unitetin, njerëzinë dhe shoqërinë që kishim në Rusi.

Nuk dua të flas për ndeshje, e kemi bërë këtë bisedë së bashku. Të gjithë për njëri-tjetrin në fushë, duke u dhënë më të mirën tonë, duke qarë me lot gëzimi, duke luajtur të lënduar, duke pirë ilaçe si të ishin karamele. Të gjitha këto i kemi bërë për fanellën, për popullin, për medaljen historike të argjendtë.

Unë nuk mundem as t’i krahasoj ndeshjet për klube me ndeshjet për Kroacinë. Vetëm kujtoj ndjenjat dhe emocionet para se të fillonte himni “Lijepa Nasa” në çdo ndeshje,

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen pa kushte.

Do të jem përgjithmonë një prej jush.

I juaji, Suba!

PSG e provoi prapë për Alex Sandro-n, por Juvja i tha 'jo' 60 mln eurove

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
15 Gusht 2018 14:13
Bardhezinjtë besojnë te braziliani

PSG-ja ka një vit që po tenton t’i rrëmbejë Juventusit Alex Sandro-n. Braziliani pëlqehet së tepërmi në Paris, edhe nga trajneri i ri, Thomas Tuchel, e ai i ka dhënë dritën e gjelbër sërish drejtuesve që të bëjnë një tjetër ofertë për ta blerë atë.

Francezët kontaktuan me drejtuesit bardhezinj dhe u ofruan atyre 60 milionë euro, por nga italianët erdhi përgjigja e menjëhershme ‘jo’. Braziliani konsiderohet si pjesë e rëndësishme e projektit të Massimiliano Allegri-t dhe ky i fundit nuk ka ndërmend ta lërë të ikë.

Për më tepër që drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” janë duke diskutuar me mbrojtësin e majtë për të rinovuar. Kontrata 27 vjeçarit i përfundon në verën e 2020-ës, por te Juvja duan rinovim.

Nisur nga interesimi ata i kanë ofruar rritje rroge. Vetë Alex Sandro kërkon 4.5 milionë euron një sezon dhe Juvja po e mendon këtë, por pritet që të gjendet një e mesme e artë dhe firma në kontratën e re të hidhet. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Inter i afrohet Juventusit.... jashtë fushës

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
15 Gusht 2018 13:58

Inter është rivali kryesor i Juventus-it... jo vetëm në fushe. Kjo është ajo që shkruan numri i sotshëm i Gazzetta dello Sport, që shpjegon se si falë Suning, zikaltërit  kanë rritur të ardhurat, duke u renditur përpara Napoli-t, Roma-s, Juventus-it dhe Milan-it. "Jashtë fushës, në" Scudetton "e llogarive, në këto vite ka pasur edhe më pak rivalitet.

Distancat ndërmjet Juventus-it dhe rivalëve kanë qenë (dhe ende janë) aq të mëdha sa të bëjnë të mendosh se po luajnë "kampionate" të ndryshëm. Dhe operacioni Ronaldo, i pamundur për të tjerët, është shembulli konkret. Bardhezinjtë ishin të parët që filluan të vetëfinancoheshin si një kompani e vërtetë, duke u pozicionuar në tregun botëror. Të parët, por jo të vetmit: Politika e Suning ka nisur të japë frytet e para të saj, ku largësia me Juventus-in pothuajse është zhdukur fare, edhe pse Interi ka kaluar vite të errëta nga ana e rezultateve sportive. Në këtë mënyrë zikaltërit shfaqen si rivali kryesor. “Programi zikaltër natyrisht qe është disa vjeçar, dhe ketë gjë e tregojnë përfitimet ekonomike nëpërmjet të ardhurave.”

Inter ndodhet përpara Napoli-t, përpara Romës, llogaritë e të cilës varen nga shitja e lojtarëve; përpara Milan-it, që sapo ka përfunduar një revolucion të ri, por që menaxhohet nga një fond, projektet afatgjata e të cilit nuk janë ende të njohura plotësisht ". “Interi pas epokës së Morattit, dhe asaj komplekse të Thohir, duket se ka marrë një rrugë që pritet të sjellë shumë shpejt një lajm pozitiv: barazimin e bilancit. Pra, shpenzimet nuk do të kalojnë të ardhurat.”  Ajo çfarë ka arritur Inter është gjigande: të shkurtosh distancën me Juventus-in, që ka gjashtë vite fiton Serie A dhe ka qenë dy herë në finalen e Champions League, është një mrekulli që askush nuk do e besonte. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.