Disa e adhurojnë, disa e urrejnë… Neymar e ka mendjen vetëm te topi | VIDEO

Shumica e lojtarëve që kanë luajtur në Kupën e Botës janë duke shijuar pije ekzotike në ndonjë ishull përrallor, ndërsa atë e gjen sërish në fushën e lojës, pasi mori pjesë në turneun “Neymar 5” të shtunën.

Kompeticioni më i madh në botë për futbollin me 5 vetë, ku skuadra nga e gjithë bota mblidhen për të luajtur kundër njëra-tjetrës është më tepër një event marketingu, ku skuadra fituese ndeshet në finale me pesëshen e zgjedhur nga Neymar.

Finalja e këtij viti u zhvillua në Brazil, dhe ylli i Seleçaos përfitoi nga koha që po kalon me familjen për të marrë edhe djalin e tij Davi Lucca në aktivitet, ku takoi edhe ish-shokun e skuadrës te Barcelona, Dani Alves.

Brazili fitoi turneun e femrave kurse Meksika atë të meshkujve dhe të dy skuadrat u dneshën kundër Neymarit dhe shokëve të tij në dy ndeshje spektakolare për tifozët. Meksikanët u mundën 5-2, por skuadra braziliane e femrave arriti të fitonte 2-1.

Sigurisht e ardhmja e lojtarit mbetet ende lajmi kryesor i kësaj vere, por braziliani përsëriti edhe një herë për gazetarët atje që do të qendronte te Paris SG me 100%./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.