Disa statistika të Chelseat dhe Arsenalit pas finales në Ligën e Evropës

29 Maj 2019

Chelsea e ka nëpërkëmbur Arsenalin (4-1) në finale të Ligës së Evropës që u zhvillua në Baku duke e fituar trofeun e dytë më të rëndësishëm në Evropë për sezonin 2018/2019.

Më poshtë jua sjellim disa statistika për këto dy skuadra që lidhen me garat evropiane:

Chelsea e ka fituar trofeun e pestë të madh evropian, ndërsa vetëm Liverpooli ka fituar më shumë nga klubet angleze (tetë).

Arsenali ka pranuar katër gola në një ndeshje evropiane për herë të parë që nga humbja nga Bayern Munichu (1-5) në mars të vitit 2017.

Chelsea është skuadra e parë që fiton një garë të madhe evropiane pa humbje (12 fitore, tri barazime, asnjë humbje) që nga sezoni 2007/2008 kur Manchester Unitedi e fitoi Ligën e Kampionëve.

(Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

Arsenali i ka humbur pesë nga gjashtë finalet e mëdha evropiane.

Chelsea i ka ftiuar 12 ndeshje në sezonin 2018/2019 në Ligën e Evropës. Vetëm një klub ka fituar më shumë në një garë evropiane – Atletico Madrid në sezonin 2011/2012 (13 fitore).

Olivier Giroud e shënoi golin e 11-të për Chelsean në Ligën e Evropës në këtë sezon duke u bërë lojtari i pari që shënon kaq gola në një garë evropiane për një skuadër angleze që nga koha e Alan Shearer (11 gola për Newcastle United në sezonin 2004/2005).

Lexo po ashtu: Chelsea ‘shkatërron’ Arsenalin, fiton trofeun e Ligës së Evropës

Pedro është bërë lojtari i pestë që shënon edhe në finale të Ligës së Evropës edhe në finale të Ligës së Kampionëve (duke i përfshirë edhe emërtimet e mëparshme) pas Allan Simonsen, Dmitri Alenichev, Hernan Crespo dhe Steven Gerrard.

Golat e Olivier Giroud (11) në një garë të madhe evropiane janë rekord për një lojtar francez të shënuar brenda një sezoni, duke thyer kështu rekordin e Nestor Combin në edicionin 1963/1964 dje Just Fontaine në sezonin 1958/1959.

(Foto: Francois Nel/Getty Images/Guliver/Guliver)

Në ndeshjen e tij të fundit, portieri i Arsenalit, Petr Cech, pranoi katër gola, ndërsa kjo është vetëm hera e tretë që pranon katër e më shumë gola në një garë evropiane.

Në formacionin startues të Chelseat nuk ishte përfshirë asnjë anglez. Kjo është hera e parë që një klub nis një finale evropiane pa asnjë lojtar vendas që nga koja kur Interi luajti kundër Bayern Munichut në finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2010.

Nga sezonin 2009/2010, lojtari i vetëm që ka shënuar më shumë gola në Ligën e Evropës sesa Olivier Giroud këtë edicion (11), është Radamel Falcao, i cili e ka bërë dy herë (12 gola për Atletico Madridin në sezonin 2011/2012 dhe 17 gola për Porton në edicionin 2010/2011)

Eden Hazard shënoi dy herë për Chelsean duke u bërë lojtari i parë që shënon dy gola për një skuadër angleze në një finale evropiane që nga koha e Mark Hughes, i cili shënoi në finalen e vitit 1991 ndërmjet Manchester Unitedit dhe Chelseat. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan