Disiplina e butë, paralajmërime për Superioren

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
14 Shtator 2018 11:10
E Para 'ia hedh' me pak

Komisioni i Disiplinës Sportive që vepron pranë FSHF-së ka marrë vendimet për javën e tretë të Kategorisë Superiore dhe atë të parë të Kategorisë së Parë. Të gjitha kundravajtjet janë ndëshkuar, por në Superiore ka pasur vetëm paralajmërime për Teutën dhe Luftëtarin.

Ndërkohë që Bekim Erkoçeviq i Besëlidhjes është ndëshkuar me 5 ndeshje pezullim  dhe trajneri i portierëve të Besës së Kavajës me 8 ndeshje pezullim. Ndëshkim kolektiv për Turbinën, tifozët e së cilës nuk u sollën në mënyrë korrekte në ndeshjen kundër Apolonisë. Kështu që takimi kundër Elbasanit do të jetë pa praninë e spektatorëve.

Më poshtë mund të lexoni vendimet e plota të KDS:

  1. KF “Teuta” paralajmërohet se në rast përsëritje të hedhjes së sendeve në fushën e lojës do të jetë subjekt i masave ndëshkimore që përmban Kodi i Disiplines Sportive.
  2. KF “Luftëtari” , paralajmërohet se në rast përsëritje të hedhjes së sendeve në fushën e lojës do të tetë subjekt i masave ndëshkimore që përmban Kodi i Disiplines Sportive.
  3. Lojtari i KF “Besëlidhja” Bekim Erkoceviq, për goditje me shkelm ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. Lojtari i KF “Vora”,Adnand Balliu” për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. Zyrtari i KF “Besa”,Kastriot Rama, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 49/2.a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. KF “Turbina”,për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende ne rrethimin e fushës dhe për ofendime në kor ndaj zyrtarëve të ndeshjes, por pa shkaktuar ndërprerjen e lojës, në bazë të nenit 66/3.a të KDS, dënohet me 1(një) ndeshje pa tifozë
  7. KF ”Klosi”, për mos paraqitje në ndeshje e turit paraeleminator per Kupën e Shqipërisë me KF “Veleçiku”, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0 si dhe nuk merr pjesë ne edicionin e ardhshëm të Kupës së Shqipërisë, bazuar në nenin 109/2.a); 109/2.c) të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe 55/2 të KDS.
  8. KF “Luftëtari” U-19,për mos paraqitje në ndeshje KF “Elbasani” U-19, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, në bazë të nenit 55 të KDS.
  9. Urdhërimin e ri luajtjes së ndeshjes midis “Akademia Tiranë” U-17 dhe “Akademia Kukësi” U-17 në bazë të nenit 87 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike.
  10. Lojtari i KS“Luftëtari” U-17, Miftar Xhebra, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  11. Lojtari i SH.S “Pepa” U-17, Albi Gjolena, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike