Dita e derbit, gjykon një ndërkombëtar

30 Nëntor 2018

Sot është dita e derbit, shumë e presin dhe shumë mendojnë se kush do të fitojë. Partizani apo Tirana? Megjithatë, kjo mund të mbetet dhe pak në dorën e gjykimi, i cili nëse do të jetë korrekt, atëherë në fund do të flasim për fitore merite apo rezultat të drejtë.

Gjykimi i këtij takimi i është besuar “bilbilit” Eldorian Hamiti, i cili është një nga tre ndërkombëtarët e Shqipërisë. Asistentë të tij do të jenë Dojando Myftari dhe Ridiger Çokaj, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Denis Rexha. Mirëpo, për të pasur sa më tepër siguri në gjykim, FSHF ka vendosur dhe gjyqtarë linje. Pas njërës portë do të jetë ndërkombëtari Juxhin Xhaja dhe pas tjetrës do të jetë Klajdi Kola.

Natyrisht, flasim për një takim që do të jetë i ndjekur nga mijëra njerëz në stadium, por edhe në ekranet televizive. Sfida e sotme do të vërë përballë dy ekipet më legjendarë të vendit, jo vetëm të kryeqytetit. /EDS/

*************      

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.