Dita: Sa keq që nuk e shfrytëzuam humbjen e Partizanit

Bruno Dita luajti një rol me rëndësi në pikën e marrë kundër Tiranës. Mesfushori realizoi golin për bardhekuqtë, ndërsa bëri një paraqitje mjaft të mirë në fushë.

Lojtari tha se ndihet mirë që ka gjetur edhe rrjetën.

“Është e vërtetë që po shfaqen si golashënues. Trajneri më ka dhënë besim dhe e kam bërë detyrën time deri diku, por jam i bindur që kam akoma gjëra për të përmirësuar. Goli ishte mungesë përqendrimi nga lojtarët e Tiranës, ndërkohë që ne kemi dy javë që e perfeksionojmë këtë skemë.”, tha lojtari në “Superpsort”.

Më pas ai u ndal te zërat për largimin në janar. “Për momentin nuk di gjë, është klubi që mendon për mua dhe për të ardhmen time. Unë jap maksimumin në fushë.”

Në vazhdim u ndal në derbin e kryeqytetit, që luhet javën e ardhshme.

“Shpresoj që në derbi të fitojë Tirana. Të luajë si me ne, pasi u paraqitën mirë sot dhe besoj se do t’ia dalin. Por më e rëndësishme është që ne të bëjmë punën tonë. Sa i përket transferimit, unë mundohem të punoj shumë dhe të përmirësohem në vijimësi, sepse më pas hapat e tjerë vijnë vetë.”

Por Dita nuk e fsheh mërzinë që Skënderbeu nuk shfrytëzoi hapin fals të Partizanit në Vlorë për të marrë kreun.

“Partizani ndaloi dhe ne duhej të bënim punën tonë, por pavarësisht rezultateve që ka pasur, Tirana është një ekip i mirë. Shpresojmë që t’i rikuperojmë këto pikë që lamë në takimet në vijim.” Përfundoi ai. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan