Dita trondit Partizanin në sekondat e fundit, Skënderbeu prek titullin

Është mbyllur me gol të Bruno Ditës ndeshja në “Selman Stermasi”, Skënderbeu fiton 0-1 kundër Partizanit dhe marshon me kokën lartë drejt titullit kampion. Partizani pas një loje të kënaqshme shpërdoron dhe humbet shansin për t’u rikthyer në vendin e tretë në tabelën e klasifikimit. Europa Edhe më larg për “Demat”, të cilët në fundin e ndeshjes kanë kundër edhe tifozët e tyre, të cilët nuk e prisnin këtë humbje në ndeshjen vendimtare dhe ndaj një kundërshtari që duhej mundur patjetër pas thumbave në distancë.

Pjesa e parë – Ndryshimet e bëra në formacion nxjerrin në pah dhe dobësitë e formacionit të Skënderbeut në pjesën e parë të ndeshjes. Është ekipi i kuq që arrin që të zotërojë lojën në 45 minutat e para. Duke u kushtëzuar dhe nga dalja e detyruar e Lucas Cardoso-s për shkak të dëmtimit, futja e Bardhit në fushë i ka dhënë një tjetër ritëm sulmit, megjithatë, shifrat mbeten të pandryshuara.

Formacioni i Klevis Dalipit është treguar më kërkues në pjesën e parë, duke e vënë në vështirësi të dukshme ekipin e Skënderbeut. I janë afruar golit me Bardhin dhe Abdurrahimin të kuqtë, por që nuk kanë arritur që të konkretizojnë në rrjetë.

Pjesa e dytë – Skënderbeu në pjesën e dytë shfaqet me një fytyrë tejet të re. Lojë sulmuese dhe aksione të njëpasnjëshme, por pa u konkretizuar me gjuajtje në kuadrat. Mungesa e Soue në sfidën e sotme tregoi qartë se korçarët e kanë të vështirë të gjuajnë kuadratin. Por, me hedhjen në fushë të Krasniqit ndryshon paksa moduli i bardhekuqve që referohen në pikën kyçe, sulmin, megjithatë, goli sërish është larg.

Partizani nga ana e tij bën të pamundurën për të mbajtur lojën nën kontroll, por nuk është më i njëjti si në pjesën e parë. Ekipi i kuq duket më i tërhequr pas, ndoshta dhe për shkak të kundërshtarit që per minuta me radhë e mbajti lojën në gjysmëfushë. Megjithatë, në fundin e takimit të dyja skuadrat i patën mundësitë, më i qartë rasti i Skënderbeut me Lilajn, por që mesfushori gjuajti jashtë.

Por, në kohën shtesë ndodh gjithçka, më saktë ajo që nuk pritej te Partizani. Faull i Ibrahimit, i cili iu kushton rëndë “Demave”. Ekzekutim i bukur nga Lilaj, topi kthehet te Dita, që gjen kohën ta kontrollojë dhe fort me të djathtën e dërgon në rrjetë. Topi kalon përpara duarve të Alban Hoxhës dhe 0-1! Shpërthen ekipi dhe tifozeria korçare! Mbyllet këtu takimi, Skënderbeu pret javën e ardhshme Kukësin në ndeshjen vendimtare për t’u shpallur matematikisht kampion.

Ndërprerja – Mjafton një parakalim i mbrojtësit të Skënderbeut Kristi Vangjeli para ultrasve të kuq dhe situata ndizet. Tifozët që nisin të shajnë mbrojtësit, madje nuk kursejnë as shishet me ujë drejt tij. Por, kjo nuk k kaluar pa u vënë re nga kryesori Andi Koçi që ka ndërprerë menjëherë ndeshjen dhe i ka kërkuar kapitenit të Partizanit që të qetësojë tifozët. Por, përkundrazi, në minutën e 73 situata u agravua më keq. Sharje ndaj FSHF-së, Dukës dhe lojtarëve të Skënderbeut që vazhduan për 4 minuta. Normalisht, u mendua edhe ndërprerja përfundimtare e takimit, por pas konsultimit me delegatin e ndeshjes takimi rinisi.

Partizani – Skënderbeu 0-1
Shënues: Dita 90’+5’

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Gojkovic, Trashi, Asani, Batha, Telushi (Mala 71’), Cardoso (Bardhi 5’, Çani 71’), Progni, Abdurrahimi. Trajner: Klevis Dalipi.

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Lilaj, Osmani, Nimaga (Gripshi 87’), Muzaka, Gavazaj (Dita 72’), Vila (Krasniqi 61’). Trajner: Ilir Daja.

Gjyqtarë: Andi Koçi, Ilir Tartari, Ridiger Çokaj
Pas porte: Fatmir Lamaj, Olsi Sokoli
Gjyqtar i katërt: Laver Alla
Kartonë të verdhë: Batha 15’, Telushi 62’, Progni 90’+1’, Ibrahimi 90’+4’/ Nimaga 15’, Osmani 82’
Delegat: Lysien Nurishmi

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan