Ditë tepër e veçantë për Milot Rashicën, vjen në jetë djali i tij

19 Maj 2020

Sulmuesi i Verder Bremen, Milot Rashica ka përjetuar një nga ditët më të lumtura të jetës së tij këtë të martë, për shkak se është bërë me djalë.

23 vjeçari kosovar e dha vetë lajmin e mirë për fansat në Instagram ku  postoi një foto nga spitali me djalin dhe gruan e tij, Belkiz Keran.

“Ëndërro shumë djalë i vogël!” shkruan Rashica krahas fotos ku duket tepër i lumtur.

 

 

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com