Ditët e para si kuksian dhe shorti i Champions, rrëfehet Plaku

Sebino Plaku ishte një nga përforcimet e Kukësit para ndeshjeve të Champions League. Verilindorët do të përballen me kampionët e Maltës, skuadrën e Valleta. Sulmuesi kryeqytetas ka folur për rivalin e tyre, shanset e kualifikimit, si dhe për mënyrën se si e kanë pritur te skuadra e tij e re.  Kalimi te Kukësi është parë si një sfidë për të dhe beson se do të bëjë mirë, jo i vetëm, por së bashku me shokët e skuadrës.

Sebino, si do t’i përshkruani këto 10-ditët e para të Kukësit?

-Paskan kaluar shumë shpejt 10-ditë. Me thënë të drejtën kanë qenë shumë intensive për mua. Gjëja e mirë është se grupi dhe stafi më kanë pritur shumë mirë. Që ditën e parë në komunikim me Presidentin çdo gjë ishte e hapur, kështu që mendoj se ka qenë një pritje e mirë dhe po mundohem që këtë pritje të mirë t’ia kthej mbrapsht më përkushtim Kukësit.

Tashme dihet emri i kundërshtarit: Valleta e Maltës. Si e parashikoni këtë sfidë?

-Të them të drejtën e kemi pritur shortin me ankth sepse ishin opsione të ndryshme. Mendoj se ka rënë një ekip që është në një Ligë jo shumë të fortë, por eksperienca na tregon që ekipet kampione, qoftë në liga jo aq të forta, janë goxha ekipe të mira, kështu që i japim respekt maksimal ekipit të Valletës dhe po përkushtohemi vetëm për atë ndeshje.

Pritet shumë nga ju sepse keni zgjidhur shumë situata në ekipe të tjera, tashmë ka ardhur radha që të kontribuoni për Kukësin?

-Normal që në momentin e parë që kam marrë përsipër që të vij këtu ka qenë një sfidë. Më pëlqen sepse është moment që ne luajmë për të qenë në kualifikimet e Champions League. Këto ndeshje janë shumë të mira për çdo lojtar për të luajtur. Mendoj që kam goxha eksperiencë, që do doja ta jepja për këtë ekip dhe pritshmëritë i kam jo vetëm te vetja, por edhe tek ekipi, sepse lojtari s’mund të bëjë dot asgjë pa ekipin. Mendoj se koha është e përshtatshme që të sinkronizohemi me njëri-tjetrin dhe shpresojmë që të bëjmë diçka të mirë këtu në Kukës.

Ndeshja e parë do të luhet në Shkodër. Mendon që Kukësi duhet të përqendrohet maksimalisht që të zgjidhi një përqindje të madhe kualifikimi që këtu?

-Po, e vërtetë është. Normalisht që çdokush do të donte që ndeshjen e parë ta luante jashtë. Ndeshja e parë nënkupton gjysmën e punës. Kjo na jep akoma më shumë përgjegjësi sepse do të jemi në tokën tonë, edhe pse jo në stadiumin e Kukësit, por në Shkodër, i cili mbetet një stadium me standarde evropiane, që do të na bëjë të shfaqim gjithçka çka kemi. Ndeshja e parë është me shumë rëndësi, duke qenë se dhe trajneri e përmendi dje, që nuk kanë rëndësi rezultatet e ndeshjes miqësore, vetëm ndeshja e Valletës.

**************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan