“Djaloshi i topave” flet për përqafimin e Jose Mourinho: Ishte moment i jashtëzakonshëm që nuk do ta harroj kurrë

29 Nëntor 2019

“Djaloshi i topave” të Tottenhamit, 15-vjeçari Callum Haynes, ka folur për përqafimin e Jose Mourinhos, duke e vlerësuar si moment jetësor.

Callum reagoi shpejt në një top jashtë fushës, duke ia dhënë mbrojtësit anësor Serge Aurier, pasimi i të cilit shkoi te Lucas Moura, i cili asistoi për Harry Kanen, që barazoi shifrat në 2-2.  Tottenhami e fitoi atë ndeshje 4-2.

Pas barazimit në 2-2, Mourinho vrapoi te djaloshi dhe e përqafoi atë, gjë që bëri bujë nëpër media.

Mourinho congratulates Tottenham ball boy after brilliant quick-thinking to assist goal#Mourinho #ballboy pic.twitter.com/Pm4QYfykHR

— Dat Nguyen (@nguyenxdat312) November 26, 2019

“Duket pak si joreale, unë thjesht po bëja punën time dhe nuk mund të besoj se çfarë ndodhi. Madje as që e pashë golin. Isha i zënë që ta ktheja topin dhe më pas dëgjova gëzimin”.

Callum me Son para disa muajsh. (Photo by Tottenham Hotspur FC/Tottenham Hotspur FC via Getty Images)

“U ktheva dhe e pashë Harryn duke festuar, shikova më pas përsëritjen e rastit në ekran dhe e pashë saktësisht çka ndodhi”.

Lexo po ashtu: Rikthimi i shpejtë i topit nga djaloshi që ia mundësoi Tottenhamit rikthimin – Jose Mourinho nuk heziton ta përqafojë

“Ishte vërtet mirë nga ana e Joses që erdhi tek unë”.

“It’s made my day, my life, really! Jose didn't have to do that. I love Spurs and it was an amazing moment I’ll never forget.”

⚽️ 💙 Hear from the man of the moment… our ballboy, Callum! #THFC ⚪️ #COYS

— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) November 28, 2019

“Më gëzoi shumë. Unë e dua Tottenhamin dhe ishte një moment i jashtëzakonshëm që nuk do ta harroj kurrë”, ka thënë Hynes për faqen zyrtare të Tottenhamit.

Lexo po ashtu: Mourinho plot lëvdata për "djaloshin e topave" që ndihmoi golin e barazimit: I dua djemtë inteligjentë, ishte i shkëlqyer

Faqja e Tottenham ia ka bërë një intervistë e djaloshin dhe prindërit e tij. /Telegrafi/

www.telegrafi.com