”Do drejtoj një kombëtare”, De Biasi eliminon një mundësi

Polonia u eliminua nga Botërori, pasi u mund mbrëmë më rezultatin 0-3 nga Kolumbi, ndërsa në takimin e parë ishte Senegali që i theu polakët. Ky eliminimin ka bërë që të ngrihen edhe hipoteza për lëvizje në stol. Adam Nawałka është në stolin e Polonisë që në nëntor të vitit 2013 dhe ndoshta ka ardhur koha për një ndryshim. Edhe në të shkuarën është përfolur për largimin e tij, madje është raportuar edhe për një ofertë ndaj Gianni De Biasit, i cili asokohe drejtonte Shqipërinë.

Italiani ka dalë sërish në skenë për Poloninë, por i shuan vetë zërat, duke deklaruar në emisionin “Top Arena” në “Top Channel” se nuk ka asgjë të vërtetë. Në fakt vetë De Biasi më parë ka deklaruar se pret përfundimin e “Rusi 2018” për të zbuluar të ardhmen e rij. Klube nga Italia i kanë ofruar stolin, ndërkohë që i doli emri edhe te Lugano në Zvicër. Dëshira e tij është të punojë në një kombëtare dhe e ka një ofertë nga një ekip që merr pjesë në Botëror.

Gjithçka është sekret, por më parë ka pasur kontakte me Australinë, që bëri tjetër zgjedhje. Pas largimit nga Shqipëria, ku la gjurme duke e kualifikuar kombëtaren tonë në Euro 2016 që u zhvillua në Francë, bashkëpunoi për pak muaj në Spanjë me skuadrën e Deportivo Alaves. Kur u largua e tha hapur: “Nuk duhet të kisha pranuar”. Tashmë për momentin bën rolin e specialistit të futbollit në një TV në Itali dhe pret që të veshë sërish tutat e trajnerit. Ajo është puna që di të bëjë më mirë dhe e mirëpret një tjetër aventurë. /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan