Do luajnë kundër Kukësit, drejtori sportiv i Volfsburgut sulmon UEFA-n: Na dërgoi në zonë me rrezik të lartë

16 Shtator 2020

Kukësi do luajë kundër Volfsburgut për Europa Ligë, dhe ndeshja është vendosur të luhet në Shqipëri. Por për këtë fakt tek skuadra e Bundesligës nuk janë shumë të kënaqur.

Drejtori sportiv i Volsfsburgut, Jorg Shmage ka akuzuar haptazi UEFA-n se po rrezikon ekipin me vendimin që ndeshja të luhet në Shqipëri që është një zonë e kuqë përsa i përket virusit. “Normalisht, nuk duhet të dërgosh me ndërgjegje të plotë dikë në një zonë të rrezikshmërisë së lartë. Por kjo është ajo që po ndodh me ndeshjen e Ligës së Europës në Shqipëri. Ajo është një zonë e rrezikshmërisë së lartë. Dhe ne duhet që të shkojmë atje të përballemi me detyrimet që kemi”, tha ai në një intervistë në mediat gjermane. Ndërkohë, trajneri Oliver Glasner e sheh situatën pak me më shumë optimizëm.

“Sigurisht, nuk mund të injorosh plotësisht rrezikun nga pikëpamja shëndetësore. Por gjysma e Europës është zonë e rrezikshme dhe është pjesë e lojës që duhet të udhëtosh në një rajon të tillë në një turne si Liga e Europës”, deklaroi drejtori sportiv i Volfsburgut.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com