”Do të shkëlqente në La Liga”, Kane ftohet në Madrid

15 Tetor 2018

Kapiteni i Spanjës Sergio Ramos beson se homologu i tij tek Anglia Harry Kane do të shkëlqente në kampionatin spanjoll dhe e cilëson si kundërshtarin më të rrezikshëm në sfidën mes dy kombëtareve sot për Ligën e Kombeve.

25-vjeçari Kane nuk shënon prej gjashtë ndeshjesh me Anglinë, por i pyetur se cili prej “3 Luanëve” do të kishte sukses në Spanjë, Ramos u përgjigj: “Harry Kane është fantastik fizikisht dhe teknikisht. Ai mund të të befasojë në çdo moment, por jo mua, sepse jam përgatitur për t’u ndeshur me të”.

Deklarata ka nisur menjëherë një seri spekulimesh në mediat spanjolle se Ramos, gjithashtu kapiten i Real Madrid, po përpiqej të joshte Kane për t’iu bashkuar në “Bernabeu”. Nuk është e fshehtë që presidenti i klubit madrilen, Florentino Perez, e sheh anglezin si njeriun e duhur për të garantuar golat që aq shumë i mungojnë Realit në këto javët e fundit, por mbetet për t’u parë nëse transferimi do të realizohet.

Spanja është kandidate kryesore për të fituar grupin pas dy fitoresh rresht, përfshi këtu edhe atë 2-1 kundër Anglisë në Wembley muajin e kaluar. Por Ramos, i cili pritet të luajë sonte ndeshjen e 160 me kombëtaren spanjolle, ka mbetur mjaft i impresionuar nga Anglia dhe ajo që skuadra e Southgate bëri në Botërorin rus.

“Gjithmonë ka lojtarë teknikë në skuadrën angleze që janë të rrezikshëm, por mund t’ju siguroj që i kemi marrë masat”, tha 32-vjeçari. “E dimë që ndeshja do të jeë e vështirë, e pavarësisht se luajtëm shumë mirë në Angli e dimë që mund të përmirësohemi në disa aspekte. Anglia luajti në mënyrë fantastike në Kupën e Botës, një skuadër me shumë personalitet edhe pse shumë e re dhe në sulm del shumë rrezikshëm”./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan