Doli në stërvitje me Kukësin, humb gjyqin

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
13 Shkurt 2018 11:24
DHKZK vendos

Vesel Limaj u afrua në verë nga Bylisi. Mesfushori, i cili është formuar si futbollist në Gjermani, ku ka qenë edhe pjesë e Hamburg-ut, pretendonte të ishte mashtruar nga menaxheri i tij, që i kish premtuar që në janar ta transferonte në një skuadër tjetër, por kontratat e tij me ballshiotët është për dy vite dhe për të dalë i lirë duhej gjetur marrëveshja me drejtuesit e klubit.

Por lojtari zgjodhi një rrugë tjetër dhe e dërgoi çështjen në Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, që ditën e djeshme ka marrë edhe vendimin për rrëzimin e kërkesës së mesfushorit Limaj. Kështu futbollisti duhet të kthehet te Bylisi, ose të vijojë betejën ligjore. Ai mundet ta apelojë vendimin e DHKZK, ose ta dërgojë çështjen në FIFA.

21-vjeçari pat lënë Hamburg II për të kaluar në Austri te SV Horn dhe në verë u transferua në Shqipëri te ballshiotët. Aty ai ishte titullar fiks, teksa u aktivizuan në 11 ndeshje nga minuta e parë dhe realizoi një gol. Gjatë kësaj periudhe ai është stërvitur te skuadra e Kukësit, madje nga klubi i Bylisit ka pasur edhe një deklaratë ku paralajmëronin verilindorët për shkeljen e rregullave të FIFA-s. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike