Doli pozitiv në doping, FIFA jep vendim përfundimtar për Guerrero

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
20 Dhjetor 2017 22:34
Doli pozitiv në doping, FIFA jep vendim përfundimtar për Guerrero

Paolo Guerrero do të jetë i lirë të luajë në Kupën e Botës me Perunë, pasi FIFA mbështeti pjesërisht apelin e tij kundër një pezullimi një vjeçar.

Sulmuesi rezultoi pozitiv pas testeve anti-doping të kryera më 5 tetor, direkt pas ndeshjes kualifikuese kundër Argjentinës (0-0).

Komisioni i Apelit i FIFA-s, pasi mori parasysh të gjitha rrethanat e rastit, në veçanti shkallën e fajit të lojtarit, vendosi që 33-vjeçari për një periudhë gjashtëmujore të mos zbres në fushë për asnjë skuadër.

Periudha e pezullimit fillon më 3 nëntor 2017, data në të cilën lojtari u pezullua përkohësisht nga kryetari i Komisionit të Disiplinës të FIFA-s.

Në përputhje me nenin 29 të FIFA, Anti-Doping rregulloret, pezullimi përfshin, ndër të tjera, të gjitha llojet e ndeshjeve, duke përfshirë ndeshjet e brendshme, ndërkombëtare, miqësore dhe zyrtare. 

''Mbappe më i mirë se Henry''… e thotë dikush që i njeh mirë të dy

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
21 Korrik 2018 23:11

Njërin e ka pasur shok skuadre dhe ka fituar me të një Kupë Bote, tjetrin e ka stërvitur dhe ka fituar me të një Kupë Bote… Por kur vjen puna për t’i krahasuar të dy, Didier Deschamps nuk ka dyshime: Kylian Mbappe është më i mirë se sa Thierry Henry… në të njëjtën moshë që është sot adoleshenti francez.

19-vjeçari i Paris SG është në qendër të vëmendjes së të gjithë botës që kur shkëlqeu me kombëtaren në Botërorin rus, duke shënuar edhe gol në finalen e fituar kundër Kroacisë. Ky ishte trofeu i dytë për Francën, i fituar 20 vjet pas të parit, ku Didier Deschamps ishte titullar në fushë, kurse Henry ishte ende një rezervë.

E ndërsa Real Madrid ka filluar të hidhet në sulm për numrin 10, Deschamps pranon se është i lumtur që ai është francez. “Ai e di mirë që bën gjëra të cilat të tjerët nuk i bëjnë dot. Është i zgjuar, dëgjon kur i flasin”, tha trajneri francez. “Unë i vë në dukje gjërat e mira, por këtë e bëjnë të gjithë. Unë gjithashtu i them edhe për gjërat që nuk shkojnë mirë, edhe pse këto janë vetëm 5% e lojës së tij. Ai i korrigjon menjëherë”.

I pyetur për një krahasim me Henry, një prej sulmuesve më të mirë të Francës por edhe në botë, Deschamps u përgjigj: “Në vitin 1998 David Trezeguet dhe Thierry Henry ishin në moshën e Mbappe, por nuk kishin të njëjtën peshë në skuadër. Kylian është i rritur tashmë në këtë aspekt. Kam luajtur me shumë lojtarë të mëdhenj dhe kam stërvitur shumë të tjerë, por ai është ndryshe. Nuk është vetëm cilësia e lojës së tij që e dallon. Duke parë moshën, atë që bën dhe atë që do të bëjë në të ardhmen, mundet vetëm të them që jam i lumtur që ai është francez”./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Neymar shfajësohet: Si do të vepronit ju nëse do të ishit në vendin tim?

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
21 Korrik 2018 13:28

Neymar është mbrojtur nga akuzat për stimulim dhe aktrim gjatë Kupës së Botës. Veprimet e brazilianit kanë shkaktuar një ‘’epidemi’’ postimesh në internet, ku tifozët kanë krijuar video humoristike duke vënë në lojë yllin e PSG. Aktrimi i yllit brazilian në Rusi, ku ai u rrëzonte shpeshherë, shkaktoi kritika universale nga tifozët dhe lojtarët e tjerë. Përmbledhja më e famshme rreth këtyre momenteve është "Sfida Neymar", ku tifozët filmojnë imitonin Neymar dhe lojtari u përpoq ta merrte me pozitivitet duke postuar versionin e tij.

“I kam parë videot dhe në fakt i kam marrë me humor. Madje kam postuar në ‘Instagram’ një video të tillë me fëmijët. Detyra ime të dribloj, të përballem me kundërshtarin pasi nuk mund të rri para tij dhe t’i them ‘I dashur, më fal por unë dua të shënoj një gol’. Nuk mund ta bëj këtë, por duhet të provoj të dribloj, të iki dhe ai nuk do të ma lejojë këtë, do të provojë të më ndalojë, duke u përpjekur të më shkaktoj faull. Ndonjëherë jam shumë më i shpejtë se lojtarët e tjerë dhe ata më godasin, arbitri për këtë është në fushë. Ju mendoni se kam dëshirë të dëmtohem? Jo, është shumë e dhimbshme. Pas ndeshjeve, unë qëndroj për rreth 4-5 orë me akull. Gjithçka është shumë e komplikuar por ju kurrë nuk do të më kuptoni nëse nuk do ta provoni vetë këtë”, u shpreh Neymar

26-vjeçari ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për lotët pas fitores 2-0 kundër Kosta Rikës gjatë fazës së grupeve. Neymar në atë ndeshje fitoi një penallti, pas një rrëzimi qesharak gjatë pjesës së dytë kur rezultati ishte 0-0, përpara se arbitri ta anulonte vendimin e tij pasi u konsultua me VAR-in. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Fitoi medaljen në Botëror, por refuzoi ta tërheqë atë

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
20 Korrik 2018 22:54

Nikola Kalinic vazhdon të jetë alternativa e madhe për sulmin e Atlético Madrid, pasi Gameiro do të transferohet në Valencia sipas raporteve të fundit. Sulmuesi kroat vazhdon të jetë pjesë e Milanit, por ardhja e tij në klubin “rojiblanco” mund të mbyllet nesër, pasi do të ketë një takim me drejtuesit e klubit spanjoll. Ai u thirr nga trajneri Zlatko Dalic për të luajtur në Kupën e Botës në Rusi, por trajneri vendosi ta dëbojë atë pasi nuk pranoi të dilte në minutat e fundit në ndeshjen e Kroacisë kundër Nigerisë duke pretenduar se ndjente dhimbje në shpinë. Skuadra e tij arriti në finalen e Kupës së Botës kundër Francës, por doli në vend të dytë pasi u mposht në Moskë 4-2 dhe mori medaljen e argjendtë si pjesë e skuadrës në turne. Një medalje që do t'i korrespondonte Kalinic, pasi ai ishte ndër 23 lojtarët e thirrur për Kupën e Botës, por lojtari ka vendosur ta refuzojë atë sipas “Sportske Novosti” për mungesën e përgjegjësisë për të mos luajtur në Rusi.

"Faleminderit për medaljen, por nuk kam luajtur në Rusi", tha ai për mediat, e cila gjithashtu thekson se në mesin e ofertave të shumëfishta që gëzonin sulmuesin ishte vetëm interesi i Atletico derisa të mbyllë transferimin e tij në Atletico Madrid, me një marrëveshje e cila do të përfshinte një huazim me dy milionë euro me një klauzolë të detyrueshme për ta blerë në fund të sezonit për shumën e 18 milionë eurove. Kalinic është ende pjesë e ekipit të Milanit që më në fund mund të luajë në Europa League falë CAS-it, pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë pranoi ankesën e kuqezinjve pas marrjes së një ndëshkimi nga UEFA që i pengoi atë të luanin në turneun evropian. Kroati ishte zëvendësues në ndeshjen miqësore që kuqezinjtë luajtën sot kundër Novara (2-0). /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Dalic: Është momenti për t'u larguar

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
20 Korrik 2018 17:59
Vendimi drastik

Trajneri i Kroacisë Zlato Dalic tashmë është një hero kombëtar në vendlindje, pasi drejtoi skuadrën kombëtare deri në fnalen e Kupës së Botës, ku u mund nga Franca 4-2 në Moskë. Por ish-trajneri i Dinamos zbulon se kishte menduar se ky do të ishte mometi ideal për t’u larguar nga drejtimi i skuadrës. Gjithsesi pranon se është ende në mëdyshje pasi ka parë pritjen që i është bërë skuadrës nga populli kroat.

“Tani është momenti ideal për mua për t’u larguar. E kisha marrë këtë vendim që kur zhvilluam një turne në SHBA”, tha Dalic për gazetën kroate “Vecernji list”. "Por pasi kam parë pritjen që na bënë në Zagreb, e pranoj se duhet të rimendohem për këtë vendim. Pas atyre emocioneve që na dhuruan njerëzit pyes veten nëse është momenti i duhur për t’i zhgënjyer”.

Dalic kujtoi edhe periudhën para Botërorit, duke rrëfyer se ishte sulmuar disa herë nga njerëz që ishin pjesë e botës së futbollit kroat dhe që nuk e linin të punonte me mënyrën e tij. Por për të kapërcyer këtë situatë Dalic pranon se e ka ndihmuar së tepërmi Presidenti i Federatës Kroate të Futbollit, Davor Suker, i cili i siguroi autonomi të plotë.

“Më sulmonin dhe askush nuk më mbronte. Por nuk mund të lejoja që të më vinin poshtë pas humbjes së parë”, kujtoi Dalic. “Jeta më ka mësuar që duhet të largohesh atëherë kur je në majë, kur je më i miri, siç bëri Zidane”.

Ikën apo qendron, Dalic e ka të qartë objektivin e radhës së Kroacisë. “Fitorja e Europianit. Pas asaj që kanë treguar në fushën e lojës, këta lojtarë të bashkuar mund ta arrijnë këtë. Jam i sigurt”, u shpreh ai./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.