Donis Avdijaj në bisedime me skuadrën gjermane që bënë gara në Bundesliga 3

31 Gusht 2020

Donis Avdijaj pritet të rikthehet në futbollin gjerman, dy vite pasi u largua nga Schalke 04.

Sulmuesi kosovar iu bashkua ekipit holandez Willem II, por aventura aty nuk përfundoi siç është më së miri.

Avdijaj luajti edhe në Trabzonspor për gjashtë muaj dhe Hearts për gjashtë të tjerë, po

Por nuk u bë rehat tek asnjëra skuadër dhe tani ka mbetur futbollist i lirë.

24-vjeçari pritet të rikthehet në futbollin gjerman, por kësaj radhe në Bundesliga 3.

Është skuadra e inkuadruar këtë vit në Bundesliga 3, Turkgucu Munchen që është në bisedime me Avdijajn.

Sipas medieve gjermane, Avdijaj i ka kërkuar të presin kësaj skuadre pasi nëse nuk do të vije ndonjë ofertë nga një kampionat më i fortë, ai do t’i bashkohet atyre.

Kujtojmë që reprezentuesi kosovar më parë ka luajtur edhe për Schalke 04, Roda JC dhe Sturm Graz. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Shfaq statistikat COVID-19

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com