Dopio Icardi dhe Brozovic, Interi vë për fund Lazion (VIDEO)

29 Tetor 2018

Dy gola nga Mauro Icardi dhe një i Marcelo Brozovic i siguruan Interit një fitore mëse të merituar 3-0 kundër Lazios. Zikaltrit ngjiten kështu në vend të dytë në renditjen e Serie A, me pikë të barabarta (22) me Napolin, por diferencë më të mirë golash. Megjithatë, kur janë luajtur dhjetë ndeshje, Juventus mbetet gjashtë pikë larg.

Skuadra e Luciano Spallettit nuk e vuri asnjëherë në diskutim fitoren, duke dominuar në të gjithë fushën kundër vendasve që mbeten në vend të katërt në kuotën e 18 pikëve.

Serinë e golave e hapi pikërisht Icardi, në të 28’, i cili pasi mori një top në zonë lëvizi bukur dhe mposhti Strakoshën me nëj gjuajtje të saktë. Katër minuta nga fundi i pjesës së parë Marcelo Brozovic lëshoi një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, duke zënë në befasi Strakoshën, i cili nuk mund të bënte asgjë për ta ndalur që të përfundonte në rrjetë.

Në pjesën e dytë, Milinkovic-Savic dhe Marusic dhanë disa shkëndija për skuadrën e Simone Inzaghit, por pjesa tjetër e skuadrës, sidomos Immobile, ishin në totalisht në hije. 20 minuta nga fundi i ndeshjes, ndërsa Lazio shpresonte të shkurtonte diferencën, erdhi edhe goli i tretë – të gjashtin personal këtë sezon në Serie A – që praktikisht e vrau ndeshjen. Icardi mori një top të bukur nga Miranda dhe pasi dribloi një mbrojtës goditi saktë duke detyruar Strakoshën të nxirrte edhe një herë topin nga rrjeta./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan