Dorian Teliti: Ramavirusi në 7 vite varfëroi shqiptarët, u mori nga xhepi 2.1 miliardë euro vetëm nga rritja e taksave

27 Qershor 2020

Eksperti i ekonomisë pranë Partisë Demokratike Dorjan Teliti, me anë të një postimi në “Facebook” shkruan se Edi Rama në 7 vjet i ka varfëruar shqiptarët, duke iu marrë nga xhepi 2.1 miliardë euro vetëm nga rritja e taksave.

Teliti shprehet se për faj të Ramës, dhjetëra e mijëra biznese kanë shkuar drejt falimentimit, ndërsa qindra e mijëra shqiptarë morën rrugën e emigracionit.

Postimi i Dorian Telitit:

RAMAVIRUSI ne 7 vite varferoi shqiptaret duke u marre nga xhepi 2.1 miliarde euro vetem nga rritja e taksave.

Edi Rama coi dhjetera mijera biznese drejt falimentimit dhe qindra mijera shqiptare moren rruget e emigracionit.

Por nuk i mjaftuan deshtimet, tani genjen dhe veten, sepse shqiptaret nuk i genjen dot me.

Genjeshtra e rradhes e Edi Rames: me PD do paguani me shume.

Fakti: cdo i punesuar do te paguaje me pak, pasi me taksen e sheshte 9% per Tatimin mbi te Ardhurat Personale nga pagat per cdo te ardhur mbi 30 mije leke (zero tatim per te ardhurat deri ne 30 mije leke), duke i lene keshtu me shume para ne xhep cdo te punesuari ne vendin tone.

E verteta nuk mund te fshihet. Plani PD nxit punesimin, rrit konsumin, ndihmon biznesin.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan