Dormtund e Bayern kërkojnë Moratan

07 Janar 2019

Sulmuesi i Chelseat, Alvaro Morata është në qendër të vëmendjes së transferimeve të klubeve gjermane.

Gjersa shënoi dy herë në fitoren ndaj Nottingham Forestit në kuadër të FA Cup, e ardhmja e spanjoll edhe këtë muaj mbetet e turbullt.

Marca shkruan sot se Borussia Dortmund dhe Bayern Munich i kanë bërë oferta konkrete londinezëve për spanjollin. Bayern janë gjithashtu në bisedime për shokun e Moratas, Callum Hudson-Odoi.

AC Milan dhe Sevilla gjithashtu kanë zgjuar interesimin e tyre për ish-lojtarin e Real Madridit.

Shefi i Chelseat, Maurizio Sarri do të ndalojë largimin e futbollistit nëse mund të gjendet një zëvendësim.

Lexo po ashtu: Zola thotë se Morata duhet ta kuptojë se nuk po luan për Southamptonin apo Brightonin

Gonzalo Higuain shihet si lojtari pasardhës në fazën e sulmit të klubit të presidentit Roman Abramovich.

Ndryshe, 26-vjeçari deri më tani ka pasur 47 paraqitje për anglezët dhe ka shënuar 16 gola. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan