Dortmund i fiksuar pas Batshuayi, Chelsea i kërkon një yll në këmbim

18 Shkurt 2018

5 gola në tre takime i kanë mjaftuar Michy Batshuayi që të rrëmbejë zemrat e popullit verdhezi. Pasi fluturoi drejt Dortmundit si goditje e minutave të fundit të merkatos së janarit për të zëvendësuar bomberin, Aubameyang, belgu ka fituar një vend titullari të padiskutueshëm në formacionin e Stöger falë pesë golave të shënuar në tre takime me fanellën e Borussia Dortmund (mes të cilëve edhe një dopjetë ndaj Atalantës së Berishës në Europa League). Impakt i jashtëzakonshëm, aq sa ka bindur që tani klubin gjerman që të provojë ta blejë një herë e mirë në fund të sezonit. I huazuar deri në qershor nga Chelsea, kartoni i Batshuayi ka një vlerë rreth 64 milionë euro, shifër që sipas asaj që shkruan “Bild”, klubi gjerman është i gatshëm ta paguajë për ta mbajtur Michy-n në Dortmund.

Por, shitja direkte e lojtarit mund të mos jetë opsioni i parë i drejtuesve të Chelsea-t. Sipas asaj që raportin “Daily Mail” synimi i kampionëve të Anglisë është të shfrytëzojnë interesimin e fortë të Borussias për Batshuayi-n në mënyrë që të arrijnë te Christian Pulisic, i cili konsiderohet si një nga mesfushorët më premtues në panoramën e futbollit botëror. 19-vjeçari i lindur në Hershey, një qytezë me rreth 14.000 banorë në Pensilvani, ka lidhur një kontratë me Borussia Dortmund deri në vitin 2020./EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan