Dortmund i papërmbajtshëm, shkatërrohet Atletico / VIDEO

24 Tetor 2018

Borussia Dortmund shkatërroi 4-0 Atletico Madrid duke marrë fitoren e tretë në po kaq ndeshje në fazën e grupeve të Champions League. Kryesuesit e kampionatit gjerman konfirmuan sezonin e shkëlqyer që po bëjnë deri tani, duke fituar ndaj një skuadre tepër të fortë siç është Atletico.

Axel Witsel dhe Raphael Guerrero dy herë dhe Sancho ishin autorët e golave për të besuarit e Lucien Favre, të cilët gjatë gjithë ndeshjes ishin superiorë ndaj kundërshtarëve të tyre spanjollë. Për t’u veçuar edhe Hakimi i huazuar nga Real Madrid, i cili ishte gjithashtu protagonist me tre asiste.

Witsel provoi fillimisht nga distanca që në të 21’ por Oblak ia mohoi golin, diçka që nuk do të mund ta bënte dot çerek ore më vonë, kur belgu bëri atë që nuk priste njeri, duke provuar nga distanca për të zënë në befasi të gjithë.

Për Atleticon vetëm Griezmann pati një mundësi për të barazuar në pjesën e parë, po ishte shumë pak për të vënë në vështirësi gjermanët, të cilët rrezikuan të shënonin golin e dytë me Reus dhe Zagadou.

Në pjesën e dytë Atletico iu fal tërësisht Saulit, i cili krijoi disa raste për të shënuar qoftë edhe një gol, por pasi kaloi një moment pasigurie, Dortmund e rimori veten dhe me dy gola të tjerë të shënuar nga fund nga Guerrero dhe Sancho mori një fitore të madhe që me siguri do të mbahet mend gjatë./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.