Dortmund ngec në shtëpi, Bayern vetëm dy pikë larg (VIDEO)

27 Tetor 2018

Bayern Munchen u ngjit në vend të dytë të renditjes së kampionatit gjerman pasi mundi 2-1 Mainz në fushën e kësaj të fundit. Bavarezët tashmë janë vetëm dy pikë pas Dortmund, pasi kryesuesit e klasifikimit u ndalën në barazim 2-2 nga Hertha Berlin me kryeqytetiasit që shënuan në fund falë një penalltie.

Niko Kovac kishte rikthyer Thomas Muller në formacion ndërsa Ribery ishte sërish në stol për t’i bërë vend Gnabry. Kampionët në fuqi kaluan të parët në epërsi ndaj Mianz, kur Leon Goretzka shënoi bukur me të djathtën në të 39’ falë një pasimi të saktë të Kimmnch. Vendasit barazuan tre minuta pas fillimit të pjesës së dytë, por Bayern mundi të rikthehej në avantazh e ta ruante rezultatin deri në fund. Në të 62’, Renato Sanches fitoi një top pranë zonës së Mainz dhe hapi lojën në krah për Lewandowskin. Polaku krosoi ulët në zonë dhe Thiago, i cili kishte ndjekur gjithë aksionin, ishte aty për të shtyrë topin në rrjetë.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan