Dortmundi do t'i dëgjojë ofertat e janarit për Pulisicin  

14 Dhjetor 2018

Borussia Dortmund janë të gatshëm të marrin në konsideratë ofertat e afatit kalimtar të janarit për yllin e tyre amerikan Christian Pulisic.

Fillimi i kampionatit si të pamposhtur nga Borussia Dortmund në këtë sezon të Bundesligës dhe me shtatë pikë epërsi ka vënë titullin e parë të ligës që nga viti 2012 në pamjet e shefave të Westfalenstadion.

Megjithatë, ka pasur sugjerime se Dortmundi mund të ketë nevojë për të holla dhe ndonjëri nga yjet mund të largohet nga klubi.

Lexo po ashtu: Rikonstruksion i plotë i ekipit, Bayern Munich pas pesë futbollistëve

Këtë javë shefi ekzekutiv Michael Zorc deklaroi se asnjë nga yjet “esenciale” të BVB-së nuk do të lejohet të lëvizë në janar.

Christian Pulisic (Getty Images)

Por, si duket tani ka ndryshuar situata dhe Pulisic mund të largohet nga Dortmundi në mini-afatin kalimtar të dimrit.

Ylli amerikan, kontrata e të cilit vlen edhe për 18 muaj mund të largohet pasi tanimë ka humbur edhe vendin e titullarit nga Jadon Sancho.

Lexo po ashtu: Chelsea frikësohet nga dënimi i FIFA-s, Sarri dëshiron katër përforcime në janar që kushtojnë 230 milionë euro  

Sipas mediumit britanik The Mirror, Dortmundi është gati të dëgjojë ofertat për yllin e tyre gjatë janarit.

Interesim për 20-vjeçarin Pulisic kanë shprehur ekipet e mëdha të Ligës Premier si Chelsea, Liverpooli dhe Manchester Unitedi. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan