Dortmundi i jep ultimatum Unitedit për Sanchon

09 Gusht 2020

Borussia Dortmundi i ka caktuar Manchester Unitedit shifrën e transferimit dhe afatin deri kur mund ta transferojnë objektivin e tyre, Jadon Sancho.

Sancho ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit në Bundesliga me Dortmundin, ku me shumë gola dhe asistime është bërë njëri nga emrat më të kërkuar në Evropë.

Interesimi më i madh për të vjen nga klubet angleze të Ligës Premier, ku në veçanti Manchester Unitedi është lidhur shumë me një transferim të tij gjatë verës.

Lexo po ashtu: Formacioni më i mirë i sezonit nga top pesë ligat evropiane në bazë të notave të lojtarëve gjatë gjithë sezonit

Megjithatë, vlerësimi i Djajve të Kuq për lojtarin dhe ai i Dortmundit kanë dallim jo të vogël dhe një marrëveshje nuk është materializuar ende.

Sipas gazetës gjermane Bild, marrëveshja do të përfundojë vetëm nëse ekipi i Ole Gunnar Solskjaer rrit ofertën dhe e paguan brenda afatit.

Lexo po ashtu: Scholes: Sancho do ishte nënshkrim i mirë për Unitedin, por ata duhet ta synojnë një lojtar tjetër

Dortmundi thuhet t’i ketĂ« thĂ«nĂ« Unitedit se nuk do ta shesin Sanchon nĂ«se nuk plotĂ«sohen kĂ«rkesat e tyre prej 120 milionĂ« eurosh deri mĂ« 10 gusht.

Pas krizĂ«s sĂ« shkaktuar nga pandemia e coronavirusit shifra tĂ« tilla janĂ« tĂ« vĂ«shtira pĂ«r t’u paguar dhe drejtuesit e klubeve disa herĂ« e kanĂ« treguar kĂ«tĂ« fakt. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

TĂ« gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com