Dortmundi nuk i ndahet Bayernit, fiton me lehtësi ndaj Wolfsburgut

23 Maj 2020

Borussia Dormtundi e ka marrë edhe fitoren e dytë pas rikthimit të Bundelsigës që ishte ndërprerë shkaku i coronavirusit.

‘VerdhezinjtĂ«’ e kanĂ« mposhtur nĂ« udhĂ«tim Wolfsburgun me rezultat 2-0 nĂ« kuadĂ«r tĂ« javĂ«s sĂ« 27 nĂ« ligĂ«n gjermane.

Golin e parë për mysafirët e shënoi Raphael Guerreiro në minutën e 32-të, ku u asistua nga Thorgan Hazard, për të shkuar kështu në pushimin e pjesës së parë me epërsi.

Wolfsburg vs Dortmund (Foto: Michael Sohn/Pool via Getty Images/Guliver)

Edhe 45 minutëshi i dytë ishte më i mirë për Dortmundin, që krijuan disa raste për gol.

Por, ishte minuta e 78-të kur Acharf Hakimi e dyfishoi rezultatin për skuadrën e tij, me një shërbim mjaftë të mirë nga Jadon Sancho.

Wolfsburg vs Dortmund (Foto: Michael Sohn/Pool via Getty Images/Guliver)

MĂ« pas, vendasit mbetĂ«n me njĂ« lojtar mĂ« pak nĂ« fushĂ«, pasi Felix Klaus (82′) u pĂ«rjashtua nga loja me karton tĂ« kuq.

Pas javës së 27, Dortmundi gjendet në pozitën e dytë me 57 pikë, një më pak se Bayn Munich që është lider, gjersa në xhiron e 28-të do të takohet pikërisht me Bavarezët për kreun e tabelës. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

TĂ« gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com