Dortmundi rivalizon Bayernin, gati ta paguajë klauzolën e Julian Brandt

03 Maj 2019

Julian Brandt i ka futur në garë dy skuadrat e mëdha gjermane Borussia Dortmund e Bayern Munich.

Mesfushori i talentuar gjerman ka paralajmëruar largimin nga skuadra e tij aktuale Bayer Leverkusen.

Kontrata e tij me ‘Farmacuetikët’ skadon në verën e vitit 2021, por ai ka një klauzolë largimi prej 25 milionë euro.

Dortmund është takuar me lojtarin dhe është gati ta paguajë klauzolën për ta bërë të vetin reprezentuesin gjerman.

Julian Brandt. (Photo by Maja Hitij/Getty Images)

Edhe Bayerni është gati të ofrojë këtë shumë të parave, por duket se dëshira e lojtarit është ta vesh fanellën verdhezi.

Interesim për gjermanin kanë shfaqur edhe skuadrat tjera evropiane si PSG, Atletico Madrid, Liverpool, Arsenal, Milan e Juventus.

Por dëshira e lojtarit është të vazhdoj të mbetet pjesë e futbollit gjerman dhe ekipi i tij i ri do të jetë njëri mes Bayernit dhe Dortmundit me këta të fundit favorit për të nënshkruar me të. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan