Dortmundi ulë çmimin e Sanchos, alarmohen Chelsea dhe Unitedi

26 Mars 2020

Chelsea dhe Manchester Unitedi kanë marrë inkurajim në ndjekjen e tyre për yllin e Borussia Dortmundit, Jadon Sancho.

Anësori sulmues anglez është një emër i nxehtë këtë verë, me të gjitha klubet e mëdha të Ligës Premier që janë duke ndjekur nënshkrimin e tij.

Sipas mediumit gjerman Sport Bild, Chelsea po punon shumë për të siguruar një marrëveshje me Dortmundin mbi transferimin.

Lexo po ashtu: Dhjetëshja e lojtarëve më të vlefshëm aktualisht në botë – Messi larg vendit të parë, Ronaldo jashtë ‘top 10’

Ky medium tregon që Dortmundi ka zbritur në 130 milionë euro çmimin e tyre për Sanchon dhe kjo ka joshur klubet angleze.

19-vjeçari ka ende shumë vite në kontratën e tij, por ai dëshiron të largohet këtë verë.

Ai gjithashtu është i lidhur shumë me një transferim te Manchester Unitedi, por edhe Liverpooli. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan