DOSIER / Historia e rrallë e Sllave Llambit, legjendës së harruar!

24 Janar 2018
DOSIER / Historia e rrallë e Sllave Llambit, legjendës së harruar!

“Duhet mësuar nga të tjerët që janë futur më shpejt në Europën e zhvilluar me anë të Sporteve” – Sllave Llambi 1937

Aktualisht në Serie A aktivizohen një numër i konsiderueshëm i lojtarëve nga Shqipëria. Historia nis që në periudhën para Luftës së Dytë Botërore kur Naim Kryeziu dhe Riza Lushta kanë qenë, pa dyshim, futbollistët shqiptarë më të mëdhenj nga mesi i viteve ‘30 deri në gjysmën e dytë të viteve 40′.

Ndër arritje të tjera, Kryeziu luajti rol protagonist në fitimin e titullit kampion nga RomaItalisë 14 qershor 1942, ndërsa Lushta – siç kështu quhej atëherë – i vetëm kundër Milanos, ishte protagonisti i fitores së Kupës së Italisë më (28 qershor 1942) falë tre golave të tij në përsëritjen e ndeshjes në Torino (4-1) pas rezultatit 1-1 të ndeshjes me gjithë shtesat në Milano, shtatë ditë më parë.

Diçitura e fotos: Juventus – Milan (28.06.1942) – Lushta shënues i tre golave ne minutat 30, 70 dhe 72.

Renditja më e mirë në Serinë A ka qenë në edicionin 1942-1943, kur arriti i treti me Juventusin
Duhet kujtuar që në nëntor të vitit 1940, Lushta u thirr për stërvitje edhe nga kombëtarja italiane, asokohe dy herë kampione e botës, për ndeshjen miqësore kundër Hungarisë të 1 dhjetorit (1-1); por Vittorio Pozzo mori urdhër të mos e rreshtonte mes të thirrurve për arsye politike.

 

Diçitura e fotos: 1940, Riza Lushta në Kombëtaren e Italisë: i pari i ulur nga e majta. Figurina Panini Campionato 1970/71

Shqiptari i tretë i atyre viteve ka qenë i madhi Loro Boriçi, shok skuadre i lacialit giuseppe meazza, kampion bote. Në vitin 1946, Boriçi ishte kapiteni i Shqipërisë që fitoi Kampionatin Ballkanik. Kombëtarja drejtohej nga trajneri Ljubisha Broçiç, i cili në 1957-1958 fitoi Serinë A me Juventusin. Boriçi është i famshëm nga Roma deri në Pekin, ku ka qenë edhe europiani i parë që ka drejtuar kombëtaren kineze. 

Rasti “i çuditshëm” i Sllave Llambit

Një tjetër lojtar që në ato vite ka luajtur në Itali ka qenë Sllave Llambi. Mund ta quajmë rast të çuditshëm për faktin që deri vonë nuk kishte shumë informacione për ndeshjet që ka zhvilluar në Itali.

Lindi në Tiranë në vitin 1919. Zbuluar nga mjeshtri Besim Qorri gjithë jeta e Sllaves mbeti e lidhur me sportin. Që në fëmijërinë e tij, në aktivitetet shkollore dhe në ato të lagjes, ka luajtur futboll dhe ka garuar në atletikë. Të dhënat sportive dhe talenti i tij u shfaqën dukshëm kur u aktivizua në aktivitetet kombëtare me SK “Tirana”. Ishte viti 1936 kur ekipi i Tiranës e tërhoqi atë nga shoqëria sportive Agimi. Duke u shpallur kampion në vitet 1936 dhe 1937, si dhe në kampionatin e pazyrtarizuar të vitit 1939, ai luajti me këtë klub deri më 1946. Në 1937 fitoi titullin kampion të Shqipërisëkërcim së gjati dhe mori pjesë në Kampionatin BallkanikAtletikësZagreb. Në kohën e pushtimit fashist është aktivizuar me skuadrën e mirënjohur “Shprefeja”. Shkoi për studime në shkollën e mesme bujqësore në Itali, fillimisht në Napoli ku u shpall kampion në kërcim së larti me ekipin e Virtus Napoli.

Zhvendoset më vonë në Catania ku del në pah talenti i tij në futboll dhe transferohet te ekipi i Brindisit, që në atë kohë luante në Kategorinë e Tretë. Pas paraqitjeve të mira transferohet te ekipi i Bolonjës. Zyrtarisht me ekipin e Bolonjës nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje, por Myslym Alla ish- trajneri i Kombëtares në kujtimet e tij deklaron:

“Në 9 tetor 1941 isha vetë dëshmitar i ndeshjes që do të luante Bolonja me Milanin. Në këtë ndeshje Sllave ishte ngarkuar të markonte futbollistin me famë ndërkombëtare, Giuseppe Meazza. Me lojën e tij Sllavja e kreu më së miri detyrën dhe tifozët e përshëndetën dhe studentët bashkatdhetarë e përqafuan”.

Në kampionatin e vitit të ardhshëm ai transferohet tek Ambrosiana-Inter. Me fanellën zikaltër nuk ka asnjë ndeshje zyrtare, por sipas fotove që po tregojmë duhet patjetër të ketë luajtur te paktën ndonjë ndeshje miqësore.

 

Sezoni 1942-1943 mund të quhet sezoni kur Sllave Llambi do ketë më në fund, historinë e tij në kampionatin italian. Transferohet te Fanfulla, një ekip i Serie B. Me këtë ekip kemi të dokumentuar të gjitha ndeshjet që ai ka zhvilluar. Ndeshja e parë do jetë ajo me Cremonesen dhe deri në fund të kampionatit zhvillon 33 ndeshje dhe 2 ndeshje në kupë.

Vitet e mëvonshme do ta rikthejnë në Shqipëri. Fillimisht do të aktivizohet me Tiranën ku për 2 sezone do të mbrojë ngjyrat bardheblu, por pa arritur të fitojë asnjë kampionat. Nga sezoni 1947 deri në 1951 ai do luajë me Partizanin që sapo ishte krijuar.

Më 7 prill 1946 zhvillohet ndeshja “përuruese” Partizani – 17 Nëndori, ku për herë të parë skuadra e Ushtrisë Kombëtare del në fushën e lojës me emrin e saj Partizani, që do të sundonte futbollin shqiptar për gati 50 vjet me radhë.

Ndeshja fitohet 2-0 ndaj Partizanit, por ajo ka rebelimin e Sllave Llambit, i cili, nga stoli i rezervave ku ndodhej, sulmon në fushë gjyqtarin Abdurrahman Toptani. Kryesia e FSSH-së (Federata Sportive Shqiptare) i përjashton të dy për një kohë të pacaktuar. Shtypi shqiptar nuk e përshkruan këtë ndeshje të parë të Partizanit, por mbush faqet me komunikatën kërcënuese të këtij dënimi.

Kjo komunikatë e një diktature shkruan fjalë për fjalë:

“Dhe le ta dijë mirë Sllave Llambi e Abdurrahman Toptani se po nuk ndrruen rrugë dhe nuk dhanë shejë përmirsimi, kanë për t,u nxjerrun përjashta organizatës tue u hjekun njiherë e përgjithmon triska e antarë-sis së F.S.SH!”

Partizani e kishte nisur me dënime historinë e tij të madhe. Ky do të ishte edhe fundi i gjyqtarit Abdurrahman Toptani (më forti i fisit të Toptanëve), ndonëse prej vitesh kontributet e tij ishin tejet të mëdha. Por ky nuk mund të ishte fundi i Sllave Llambit, një sportist universal, atlet e futbollist i jashtëzakonshëm, shumë shpejt madje themelues dhe kampion me Partizanin; e deri dhe trajneri i parë i tij, duke qenë njëkohësisht edhe lojtar titullar. 

KOMBËTARJA:

Llambi për shumë vite ka mbrojtur ngjyrat kuqezi, duke qenë edhe protagonist në fitoren e trofeut të parë për Kombëtaren, atë të Kupës Ballkanike. Sllave Llambi ka drejtuar edhe kombëtaren në rolin e trajnerit-lojtar për 3 ndeshje miqësore, duke qenë një ndër të parët në botë që kanë realizuar diçka të tillë.

Albania-Romania 1-0 1946; nga e majta: Rexhep Spahiu, Muhamet Dibra, Aristidh Parapani, Bimo Fakja, Bahri Kavaja, Pal Mirashi, Sllave Llambi, Vasif Biçaku, Qamil Teliti, Xhakomino Pozeli (Giacomino Poselli), Loro Boriçi

Vdes më 1985 në Tiranë, duke lënë pas një histori aq sa të bukur po aq edhe të mistershme, duke qenë i pari lojtar që vesh ngjyrat e një ekipi aq të dashur për shqiptarët si Interi, por dhe duke qenë pjesë e atij brezi që i dhuroi Shqipërisë një trofe, që edhe sot mbetet i fundit.

Përgatiti për Eduasportin.com: Mendrit SHEHU