Drama LeBron, humbja e dytë rresht për Lakers dhe në fund një sherr (VIDEO)

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
21 Tetor 2018 18:57
Nisje aspak e mirë

Epoka LeBron James te Los Angeles Lakers ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme. Skuadra kaliforniane pësoi humbjen e dytë radhazi këtë radhë ajo u mposht nga Houston Rockets me skuadrën teksane që e mbylli sfidën me rezultatin 124-115.

James Harden shkëlqeu në parket me 36 pikë, por nuk mbeti prapa as Chris Paul që e mbylli sfidën me 28 pikë e 10 assist. Te Lakers, spikat i zakonshmi James që shënoi 24 pikë, por që edhe këtë radhë nuk e ndihmuan dot skuadrën e tij për të gjetur fitoren e parë sezonale.

Ndeshja u mbyll me një sherr mes lojtarëve të dy skuadrave. Fillimisht Brandon Ingram u përplas me James Harden e më pas u përfshinë edhe Chris Paul e Rajon Rondo, ndërsa LeBron u përpoq të bënte rolin e “paqeruajtësit”. Me siguri lojtarët e përfshirë do të ndëshkohen nga NBA për shfaqjen e shëmtuar.

Nuk bëri paraqitje të mirë as San Antonio Spurs. Skuadra teksane u mposht nga Portland Trailblazers me rezultatin 121-108. Për San Antonion dhe Gregg Popovich, e vetmja notë pozitive në parket ishte paraqitja e DeRozan që shënoi 28 pikë në këtë ndeshje. Në krahun tjetër, për Portland u dalluan Lillard dhe McCollum me 29 dhe 26 pikë të realizuara respektivisht.

Dallas regjistron një fitore surprizë në kampionatin e NBA. Skuadra e Mavericks mundi Minnesota Timberwolves me rezultatin 140-136. Talenti Doncic që këtë vit debuton në NBA pas transferimit të tij nga Reali i Madridit, ishte ai që spikati më shumë në parket duke e mbyllur këtë sfidë me 26 pikë të shënuara, ndërkohë që edhe Jordan u paraqit mjaft mirë me 20 pikë personale. Për Minnesota Towns me 32 pikë dhe Rose me 28 nuk mjaftuan për të evituar humbjen./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike