Drama nuk ka fund te Barcelona: Shtohen mungesat për lojën kthyese me Napolin dhe El Clasicon

26 Shkurt 2020

Barcelona u desh të paguante shumë për barazimin e tyre 1-1 në udhëtim te Napoli të martën, duke lënë Italinë me dy pezullime dhe një tjetër lëndim.

Problemet e Quique Setien vazhdojnë të përkeqësohen, me Sergio Busquets dhe Arturo Vidal që do të jenë jashtë për ndeshjen kthyese.

Pezullimet e vendosin Barcelona në një situatë të vështirë përpara se ta mirëpresin Napolin në Camp Nou.

Lexo po ashtu: Paqe në ‘San Paolo’, gjithçka e hapur për ndeshjen e dytë

Sipas gazetës Marca, katalunas kanë shpresë së paku në rikthimet e Jordi Alba dhe Sergi Roberto deri në atë moment.

Por, lajmi më i keq është se Gerard Pique lëshoi gjithashtu fushën i lënduar.

Mungesat e Barcelonës

Qendërmbrojtësi u largua me një dëmtim të këmbës në minutat shtesë dhe ai tani është në rrezik të humbasë El Clasicon këtë fundjavë me Real Madridin.

Setien ka të ngjarë të duhet të zgjedhë për Samuel Umtiti dhe Clement Lenglet në pjesën e pasme, pasi ata janë mbrojtësit e vetëm qendrorë të aftë dhe të disponueshëm.

Në anën tjetër, për El Clasico përveç Piques që pritet të mungojë, Barcelonës do t’i duhet të bëjë edhe pa Ousmane Dembele dhe Luis Suarez. /Telegrafi/

www.telegrafi.com