Dramë për Chelsea, rekord për Man City; verdiktet e Premier

Chelsea do të duhet të luajë në Eruopa League sezonin e ardhshëm sepse nuk arriti të mbyllte sezonin më lartë se vendi i pestë në renditje, pas humbjes 3-0 në fushën e Newcastle. Vendi i katërt u ruajt nga Liverpool që mposhti pa probleme 4-0 Brighton në “Anfield”. Në vend të dytë u rendit Tottenham pas një thrilleri të vërtetë në Londër kundër Leicester që u mbyll me rezultatin 5-4 për vendasit.

Ndërkohë, kampionët e Manchester City vendosën një rekord fantastik për të mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin, pasi arritën në kuotën e 100 pikëve në renditje me fitoren 1-0 ndaj Watford, si askush tjetër më parë në Premier League. Chelsea dhe Manchester United do të përgatiten për finalen e FA Cup fundjavën e ardhshme ndërsa Liverpool luan pas dy javësh finalen e Champions League kundër Real Madrid.

Me një fitore 1-0 ndaj Huddersfield, Arsenali i dha lamtumirën trajnerin Arsene Wenger, që luajti ndeshjen e fundit të sezonit, ndërsa në “Old Trafford” përshëndetën Michael Carrick, i cili tërhiqet nga futbolli.

Në fund të renditjes, Swansea i bashkohet Stoke për të plotësuar treshen që do të luajë në Championship sezonin e ardhshëm./EDS/

 

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan