“Drejtësi për George Floyd” – fushatës i bashkohen edhe lojtarët e Dortmundit

31 Maj 2020

Paderborn ka pësuar humbje të thellë në shtëpi nga Borussia Dortmundi në kuadër të javës së 29-të në Bundesliga me rezultat 6-1.

Golin e vetëm për vendasit e shënoi Uwe Hunemeier nga penalltia, derisa për mysafirët realizues ishin, Jadon Sancho me het-trik, Thorgan Hazard, Achraf Hakimi dhe Marc Schemelzer.

Por, lojtarët e Dortmundit si Sancho e Hakimi ka kërkuar drejtësi për afro-amerikanin e vrarë George Floyd në këtë javë nga policia amerikane.

Paderborn vs Dortmund (Foto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)

Ata kishin shkuar në fanellat e tyre “Drejtësi për George Floyd”, duke iu bashkuar kështu fushatës së disa lojtarëve të tjerë nëpër botë.

Lexo po ashtu: Dortmundi ‘shkatërron’ Paderbornin, Sancho me het-trik

Kjo ngjarje pikëlluese ka pikëlluar shumë fytyra publike, që nëpërmjet rrjeteve sociale po shfaqin pakënaqësinë e tyre.

Në anën tjetër, protestues të shumtë kanë dalë në rrugët e Amerikës dhe po konfrontohen me policë dhe nuk mungojnë as djegia e lokaleve përreth. /Telegrafi/

Paderborn vs Dortmund (Foto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com