Drejton Milanin, por ja sa është rroga e Gattusos

Ka vetëm një javë në krye të Milanit dhe debutimi i tij në Serinë A ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme, me një barazim 1-1 në fushën e Benevento, që mori pikën e parë historike në kampionat. Sikur të mos mjaftonte kjo, trajneri i kuqezinjve Gennaro Gattuzo është tallur nga mediat italiane edhe si një trajner “low cost”, pasi rroga e tij është ndër më të ultat e Serisë A.

Trajneri i Milanit, Gattuso, merr 300 mijë euro në vit, po aq sa përfiton edhe trajneri i Benevento, De Zerbi, dy trajnerë që barazuan ditën e diel në fushë. Edhe pse drejton skuadrën me më shumë trofe në botë, Gattuso është detyruar të pranojë një rrogë të ulët, ndërkohë që më shumë se ai merr edhe trajneri i Spal, Semplici (400 mijë euro). Trajneri më rrogën më të ulët në Serinë A është ai i Cagliari, Rastelli (200 mijë euro).

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan