Drejtori i Dortmundit, Zorc konfirmon largimin e Schurrles dhe Kagawas

04 Korrik 2019

Drejtori i Borussia Dortmundit, Michael Zorc ka konfirmuar se Andre Schurrle dhe Shinji Kagawa do të largohen këtë verë.

Zorc e ka pranuar se është duke i inkurajuar të dy lojtarët të largohen nga Signal Iduna Park.

“Ata po kërkojnë një klub të ri. Ne po i përkrahim dëshirat e tyre”, ka thënë shkurt Zorc për Kicker.

Lexo po ashtu: Tri super transferime brenda 24 orëve – Borussia Dortmund kërkon ta rivalizojë Bayern Munichun për titull sezonin e ardhshëm

Schurrle, pas huazimit të tij te Fulhami, do të preferonte një kthim në Ligën Premier.

Ndërsa, ish- mesfushori i Manchester Unitedit, Kagawa, është duke synuar një lëvizje në Spanjë.

Përveç largimeve, Dortmundi ka qenë i zënë edhe me transferimi duke kryer katër goditje të mëdha si Nico Schulz, Thorgan Hazard, Matts Hummels dhe Julian Brandt. /Telegrafi/

www.telegrafi.com