Drejtori i Interit, Ausilio thotë se e di se ku do të transferohet Werneri

30 Maj 2020

Timo Werner besohet se ka bërë zgjedhjen e tij se ku do të vazhdojë karrierën, derisa lidhet me një kalim te Liverpooli.

Sulmuesi i Rasneball Sport Leipzig ka zgjuar interesimin edhe të disa klubeve të tjera angleze si Chelsea e Manchester United.

Në garë për të ishte edhe Interi, mirëpo drejtori sportiv Piero Ausilio ka thënë se ata nuk janë të interesuar edhe pse e di të ardhmen e lojtarit.

“Timo Werner nuk do të vije te Interi”, ka thënë ai për Sky Sports. “Unë i di mendimet e tij për të ardhmen dhe ne nuk do të transferojmë atë”.

“Më pëlqen shumë si lojtar, mirëpo asnjëherë nuk i kemi filluar bisedimet me të për të arritur marrëveshje”, ka shtuar Ausilio.

24-vjeçari duket se e pëlqen kalimin te The Reds, derisa Jugen Klopp dëshiron të bëjë atë sulmuesin kryesor. //

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com