Drejtori sportiv i Juventusit ia mbyll dyert Icardit: Jemi të lumtur me sulmuesit që kemi në skuadër

25 Gusht 2019

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici këmbëngul se ata nuk po e ndjekin yllin e Interit, Mauro Icardi dhe janë të lumtur që Paulo Dybala dhe Gonzalo Higuain janë pjesë e tyre.

Bianconerët filluan sezonin e ri në Serie A me një fitore 1-0 në udhëtim te Parma, por formacioni titullar pati shumë befasi me asnjërin nga transferimet e reja që nuk ishte titullar, ashtu sikurse edhe Dybala, ndërsa e 11-shes ishte argjentinasi Higuain.

Rreth kësaj situate dhe një interesimi të mundshëm për Icardin ka folur drejtori sportiv i Zonjës së Vjetër, Paratici.

Lexo po ashtu: Gazetarët e pyesin nëse do të ketë një aventurë të re, Icardi përgjigjet "po" me ironi

“Mbetja e Dybalas në stol nuk ka asnjë lidhje me largimin. Ai është një numër i shkëlqyeshëm i 10 për Juven dhe ne jemi të lumtur që ai është me ne”,  ka thënë fillimisht drejtori sportiv i Juves për Sky Sport Italia.

“Ne jemi të kënaqur me sulmuesit që kemi në dispozicion dhe të cilin e kanë zili të gjithë në nivel ndërkombëtar. Të gjithë mund ta interpretojnë atë përgjigje ashtu si dëshirojnë, por ne jemi shumë të lumtur me sulmuesit në skuadrën tonë”.

Dybala dhe Higuain

“Nëse i bashkoni të gjitha golat e tyre vitet e fundit, është një numër i jashtëzakonshëm. Kjo i thotë të gjitha”.

“Në këtë moment, siç e kam thënë tashmë, ne jemi shumë të lumtur me grupin e sulmuesve. Është e vështirë të përmirësosh skuadrën tonë, besojmë se e bëmë atë gjatë verës, duke forcuar ato pozicione që menduam se duhej diçka”.

Lexo po ashtu: Agjenti Bozzo: Higuain para Icardit, Juve nuk ka nevojë për sulmues

“Nuk na mungon cilësia, por duhej të plotësonim disa zbrazëtira për sa i përket numrave, për shembull një mbrojtës dhe një mesfushor”.

“Ne kemi shumë sulmues të shkëlqyeshëm, përfshirë Gonzalo Higuain, i cili është rikthyer tani”, përfundoi Paratici. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan