Drejtori Sportiv i Salzburgut, Kristop Frund ka lëshuar “bombën” e merkatos për të ardhmen e Erling Haland pas intervistës së dhënë në mikrofonat e “SKY Sports” :
“Haland do të transferohet tek Liverpuli. Ai mund të ambjentohet me çdo klub, pasi ka mentalitetin dhe dëshirën për të lënë shenjë edhe për 10 vitet e ardhshme.
Haland nuk do të qëndrojë edhe për shumë gjatë tek Borusia e Dortmundit, njësoj siç nuk qëndroi edhe tek ne.”, fjalët e Drejtorit Sportiv të Salzburgut që bën të mendojë se bomberi 20-vjeçar norvegjez do të largohet nga Dortmundi për të marrë avionin me drejtim Liverpulin.
PANORAMASPORT.AL
www.panorama.com