Drejtori sportiv i Werder, Baumann: Milot Rashica dëshiron lamtumirën e duhur me klubin

27 Qershor 2020

Drejtori sportiv i Werder Bremen, Frank Baumann ka thënë se Milot Rashica do të largohet në verë nga klubi, ndërsa interes kanë shfaqur klube si AC Milan, RB Leipzig dhe Hertha BSC.

Baumann është i vetëdijshëm se e ardhmja e Milot Rashica me shumë mundësi është larg “weserstadion”.

Ai ka folur para ndeshjes me FC Köln të shtunën, ku Werder fitoi me rezultat të thellë 6-1, ndërsa Rashica shënoi dhe asistoi në këtë takim.

Festa e Milot Rashicës (Foto: Oliver Hardt/Getty Images)

“Ai dëshiron ta thotë lamtumirën në mënyrë e duhur”.

“Nuk është sekret që Milot ka ngjallur interesimin e klubeve të tjera. Në fund të fundit, ka pasur shumë spekulime, sidomos në ditët e fundit. Nëse një klub ka një interes konkret për të, duhet të ulet me ne dhe ta zgjidhim çështjen”, ka thënë Baumann.

Drejtori sportiv i Werder Bremen, Frank Baumann

Rashica ka një klauzolë lirimi prej 38 milionë eurosh. /Telegrafi/  

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com