Drejtori sportiv i Werder, Baumann: Vështirë ta mbajmë Rashicën

27 Shkurt 2020

Milot Rashica ende është pjesë e Werder Bremen, por sulmuesi konsiderohet kandidat i sigurt për shitje për verë.

Tashmë klube si Liverpool, RB Leipzig dhe Borussia Dortmund, janë vënë pas sulmuesit të Kosovës.

Drejtori sportiv i Werder, Frank Baumann thotë se ende nuk kanë biseduar me klube, por është e vështirë të mbahet një lojtar i Rashica në skuadër.

“Ende nuk është marrë asnjë vendim dhe ne ende nuk kemi negociuar me klubet”.

“Është e qartë se lojtarët që kanë treguar diçka në sport do të duan të ndërmarrin hapin tjetër në një moment. Ne duhet të jemi realistë për këtë”, ka thënë Baumann.

Baumann nuk i pëlqen të flasë për aspektin financiar dhe përfitimet që mund t’i ketë klubi në rast shitjeje.

Rashica nuk ka shënuar në Bundesligë që nga 14 dhjetori.

Sipas DeichStube, Borussia Dortmund është e interesuar të nënshkruajë me Milot Rashicën ndërsa në garë janë edhe Liverpooli, Southamptonin dhe RB Leipzigu.  /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan